Ç’është ky brejtës që po shqetëson
njujorkezët?! “Si do e zgjidhim?”

Ç’është ky brejtës që po shqetëson<br />njujorkezët?! “Si do e zgjidhim?”
Minjtë janë bërë një shqetësim i madh për njujorkezët. Për vitin 2015 janë bërë rreth 25 mijë ankesa për këta brejtës, e ky numër është i lartë në krahasim me vitet e tjera.
 
‘Unë i shoh ata kudo, në rrugë, në shtëpinë time, ata nuk kanë frikë’, thotë një banor.
 
“Unë mendoj se Departamenti i Shëndetësisë duhet të planifikojë punën e vet në një mënyrë më të mirë, ne kemi nevojë për strategji të reja për të luftuar minjtë. Ata janë kudo, në çdo qytet të botës, këtu nuk ka asgjë të re. Por ne nuk mund të përdorim praktika të vjetra për të zgjidhur këto probleme të reja ", thotë Scott Stringer nga zyra e kryetarit të Bashkisë.
 
Banorët mendojnë nga ana tjetër se mbledhja e plehrave në kohë reale do të sillte uljen e tyre, pasi shumica e këtyre brejtësve mblidhen tek koshat.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos