Çuçi: I japim fund punësimeve
partiake që ju blejnë dinjitetin

Çuçi: I japim fund punësimeve<br />partiake që ju blejnë dinjitetin
Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Zinxhira”, ku po ashtu ka thumbuar LSI-në dhe copëzimin e administratës, që, sipas tij, është bërë për shkak të koalicioneve, në një zonë ku LSI drejton edhe bashkinë.
 
Numri 1 i listës së kandidatëve për deputet në qarkun Gjirokastër premtoi edhe se në mandatin e dytë do të marrë fund gangrena e kultivuar nga partitë e vogla që këmbenin punën në administratë me teserën e partisë.
 
“Bisedat tona do jenë më të çliruara pas 4 viteve, sepse këtë gangerene që kemi sot të papunësisë që për fat të keq është ushqyer shumë keq nga politika dhe pseudo partiçkat e vogla që i shesin vendet e punës në këmbim të teserës së partive duke blerë dinjitetin e njerëzve dhe kjo gjë ka deformuar të gjithë tregun e punës dhe ka kultivuar një kulturë përtacie, të dëshirës për të mos punuar, por për të marrë një teserë partie dhe për të marrë rrogën.
 
Premtimi ynë në gjithë Shqipërinë jo vetëm Gjirokastër është që këtë administratë partiake që është kultivuar në këto vite, ne ta çmontojmë dhe ta kthejmë administratën në shërbim të qytetarit dhe një administratë për profesionistët për ata që e meritojnë dhe jo ata që e shesin dinjitetin e tyre për të marrë një rrogë ne shtet”,-nënvizoi Çuçi.
 
Ai i ftoi banorët e zonës “Zinxhira” që në 25 qershor, para se të hedhin fletën e votimit të mendojnë se janë përpara një zgjedhje shumë të thjeshtë: “Alternativat janë nëse duam që Kryeministër i Shqipërisë do duam të jetë Lulzim Basha apo Edi Rama? Këtë e garanton vetëm vota e 25 qershorit për Nr 2 ne fletën e votimit për PS, ndaj u ftoj që ashtu si gjithë gjirokastritët edhe Zinxhira të votojë masivisht PS për të ndjerë fuqinë transformuese të qeverisë socialiste tashmë 100 përqind të PS, me Kryeministër Edi Ramën”,-theksoi ai.
 
Gjatë fjalës së tij, Çuçi u ndal në një prej problematikave të kësaj zone që lidhet me procesin e legalizimit të banesave. Çuçi theksoi se edhe banorët e kësaj lagje, do t’i gëzohen shtëpive të tyre të legalizuara, ashtu siç ka ndodhur me 1500 familje të tjera në Gjirokastër, që tashmë falë PS kanë të legalizuar pronën e tyre.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë