Çuçi: Qeveria mbështet luftën
ndaj korrupsionit në drejtësi

Çuçi: Qeveria mbështet luftën<br />ndaj korrupsionit në drejtësi
TIRANË- Qeveria dhe Kryeministri mbështesin plotësisht deklaratën e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço si edhe çdo veprim që ai do të ndërmarrë për të çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit në drejtësi.

Në një deklaratë për mediat nga kryeministria, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinatorit Kombëtar në Luftën Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi reagoi pas vendimit të një dite më parë nga KLD, dhe në emër të qeverisë i bëri thirrje Parlamentit që të merret vendim për përfaqësuesit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

“Dje, në Shqipërinë tashmë kandidate për në BE dhe ndërkohë që e gjithë shoqëria e partnerët ndërkombëtarë presin me padurim rezultate konkrete në përmirësime rrënjësore në sistemin e drejtësisë, përpjekja e Ministrit të Drejtësisë për të luftuar korrupsionin ka marrë shuplakën e radhës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë”, deklaroi Çuçi.

Në të njëjtën kohë, tha Çuçi, Qeveria shqiptare i bashkohet thirrjeve të Ministrit Nasip Naço drejtuar Parlamentit shqiptar dhe deputetëve për të marrë një vendim se çfarë ata do të bëjnë me përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në kushtet e vendimmarrjes së paprecedentë që ndodhi dje në mbledhjen e radhës së KLD-së.

“Qeveria dhe kryeministri mbështesin plotësisht deklaratën e ministrit të Drejtësisë, si edhe çdo veprim që ai do të ndërmarrë për të çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit në drejtësi”, tha Çuçi.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë