Dubai është i famshëm për shumë gjëra, veçanërisht kur bëhet fjalë për thyerjen e rekordeve botërore në lidhje me objektet dhe ndërtesat e luksit. Emiratet e Bashkuara Arabe aktualisht mbajnë rekordin e ishullit më të madh të krijuar nga njeriu, për qendrën tregtare me sipërfaqen më të madhe, ndërtesën më të lartë, për policinë që përdor makina të shrenjta sportive si Bugati Veyron, dhe mbi të gjitha për hotelin e vetëm në botë me 6 yje.
Një tjetër çudi është prania e luanëve, tigrave dhe gatopardëve në jetën e përditshme si në makina, shtëpi dhe ambiente të tjera. Trafiku vetëm me makina ferrari apo celularë që kushtojnë më shumë se ç’mund të fitojë një njeri i zakonshëm gjatë gjithë jetës janë mëse të zakonshme. Një risi e veçantë është makineria ATM që nxjerr copa floriri si dhe dyqanet që ofrojnë ushqime falas për të varfërit. Përplasjet kultuore janë gjithashtu prezente, apo mënyrat e çuditshme të kërkesave për martesa e trajtimit të bashkëshorteve.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com