Një kolegj islamik në Australi ka hedhur poshtë akuzat mbi një pretendim të çuditshëm që ndalonte femrat të vraponin, për shkak se ishin të bindur se ato “mund të humbnin virgjërinë”. Pretendimet vinin nga një ish-mësues. 

James Merlino, që i ka drejtuar një letër Ministrisë së Edukimit të shtetit Victorian, ku shkruante se drejtuesi i shkollës Al-Taqwa, Omar Hallak, besonte se vajzat mund të humbnin virgjërinë nëse vraponin në mënyrë të tepruar. 

Merlino bëri publik këtë fakt dhe autoritetet përkatëse nisën menjëherë hetimet. Ndërkohë shkolla nga ana e saj mohoi këto akuza, duke sqaruar se përkundrazi ata i nxisnin vajzat të merrnin pjesë në aktivitete sportive dhe mohimi i një gjëje të tillë nuk ka asnjë bazë të logjikshme.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)