Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë një ofertë të re PDK-së për zhbllokimin e situatës politike: presidenti të zgjidhet sot, ndërsa të enjten paradite të votohet në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kurti kërkoi nga PDK që të paktën gjysma e deputetëve të saj të marrin pjesë në seancën për kandidatin për president, Bekim Sejdiu, duke thënë se mund të votojnë edhe kundër tij. Në këmbim, ai garantoi se 62 deputetë do të jenë të enjten në Kuvend për votimin e Speciales.
"Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot. Ligjin mund ta votojmë duke respektuar afatin 72-orësh. Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem para jush që paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara", tha Kurti.
Kryeministri e paraqiti propozimin si një rrugëdalje nga përplasja mes Vetëvendosjes dhe PDK-së për atë që duhet të votohet e para.
"Nëse vërtet kërkojnë zgjidhje, zgjidhja ekziston. Ajo arrihet përmes takimit, bashkëpunimit, bisedimit, marrëveshjes. Nëse e refuzojnë, nuk po duan zgjidhje, por zgjedhje", deklaroi ai.
Kurti më pas konkretizoi ofertën ndaj PDK-së, duke i kërkuar që të angazhohet publikisht për pjesëmarrjen e të paktën gjysmës së grupit të saj parlamentar në votimin për presidentin.
"Ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete. Nëse PDK zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK, ne po procedojmë me votimin dhe leximin e tyre. Por kërkojmë nga PDK publikisht që të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit të tyre parlamentar mund të na e sjellin në seancë dhe të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun, që s'është i VV-së", tha Kurti.
Ai dha edhe një garanci publike për votimin e ndryshimeve për Specialen të enjten.
"Unë garantoj si kryetar i LVV-së dhe si kryeministër që 62 deputetë do të jenë aty për të votuar projektligjin për Dhomat e Specializuara paraditen e së enjtes."
"Nëse PDK është kundër, i them thuaje këtë me votë. Po u them votoni kundër, veç votoni. Mos bojkotoni Kuvendin, shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese", shtoi Kurti.
Kryeministri argumentoi se zgjedhja e presidentit dhe çështja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nuk duhet të kushtëzojnë njëra-tjetrën. Sipas tij, presidenti duhet zgjidhur sot për të shmangur zgjedhjet e reja, ndërsa beteja për ish-krerët e UÇK-së kërkon një strategji më afatgjatë.
"Çështjen e dënimit të krerëve të UÇK-së në Hagë nuk e kemi ndërlidhur me zhvillimet e brendshme dhe as me çështjen e presidentit. Këto janë tema të ndara, por që i tejkalojnë të gjitha partitë. Janë çështje të interesit të përbashkët kombëtar", tha Kurti.
Ai shprehu bindjen se vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së mund të korrigjohet në Apel, ndërsa kërkoi një strategji shtetërore dhe kombëtare për procesin.
"Për katër të dënuarit në shkallë të parë ne besojmë për korrigjim në Apel, ndërsa në anën tjetër një strategji shtetërore kombëtare për ta fituar këtë betejë", deklaroi ai.
Kurti paralajmëroi se dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte Kosovën në zgjedhje të reja dhe do të pengonte, sipas tij, pikërisht angazhimin që kërkohet për procesin në Hagë.
"Nuk mund t'i mohojmë pengesat e menjëhershme që kemi para nesh. Moszgjedhja e presidentit të Kosovës na çon në zgjedhje, por na pamundëson të merremi me strategjinë kombëtare dhe Apelin, që është shumë i ngutshëm", tha Kurti.
Kurti akuzoi gjithashtu PDK-në se Vetëvendosje ka bërë katër hapa drejt kërkesave të saj, ndërsa pala tjetër nuk ka bërë asnjë lëvizje drejt një marrëveshjeje.
"Ne jemi konstruktivë, të përgjegjshëm e bashkëpunues. Kemi bërë katër hapa në realizimin e kërkesave të PDK-së. Projektligjin e votuam në lexim të parë. Ata po i marrin të mirëqena, por do të ishin të pamundura pa Vetëvendosjen. Ne i bëmë katër hapa drejt tyre, PDK asnjë hap drejt nesh. Kjo është e padrejtë dhe e padobishme", tha ai.
Dalja e Kurtit para mediave erdhi pasi ai zhvilloi një takim me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufcën. Deputetët e partive parlamentare ndodhen në Kuvend, ndërsa përplasja politike mbetet te rendi i votimeve.
PDK kërkon që fillimisht të votohet në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe vetëm më pas të vazhdohet me presidentin. Bedri Hamza deklaroi sot se nuk do të zhvillojë takim tjetër me Kurtin pa u votuar më parë ligji.
Ndërkohë, para Kuvendit po zhvillohet për të dytën ditë protesta me kërkesën për votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Organizatorët kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen derisa ligji të votohet.
Kryeministri Albin Kurti i bëri një ofertë të re publike PDK-së për zgjidhjen e ngërçit: presidenti të zgjidhet sot, ndërsa votimi në lexim të dytë i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të zhvillohet paraditen e së enjtes. Ai kërkoi nga PDK që të angazhohet publikisht se të paktën gjysma e deputetëve të saj do të marrin pjesë në votimin për kandidatin për president, Bekim Sejdiu.
"Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot. Ligjin mund ta votojmë duke respektuar afatin 72-orësh. Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem para jush që paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara", tha Kurti.
"Nëse vërtet kërkojnë zgjidhje, zgjidhja ekziston. Ajo arrihet përmes takimit, bashkëpunimit, bisedimit, marrëveshjes. Nëse e refuzojnë, nuk po duan zgjidhje, por zgjedhje", vijoi ai.
"Ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete. Nëse PDK zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK, ne po procedojmë me votimin dhe leximin e tyre. Por kërkojmë nga PDK publikisht që të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit të tyre parlamentar mund të na e sjellin në seancë dhe të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun, që s'është i VV-së", tha Kurti.
Kryeministri dha nga ana tjetër garancinë se 62 deputetë do të jenë në Kuvend të enjten për votimin e ndryshimeve për Specialen.
"Unë garantoj si kryetar i LVV-së dhe si kryeministër që 62 deputetë do të jenë aty për të votuar projektligjin për Dhomat e Specializuara paraditen e së enjtes", deklaroi ai.
"Nëse PDK është kundër, i them thuaje këtë me votë. Po u them votoni kundër, veç votoni. Mos bojkotoni Kuvendin, shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese", përfundoi Kurti.

Kryeministri Albin Kurti tha se po i drejtohet publikisht kreut të PDK-së, Bedri Hamza, pasi ky i fundit ka refuzuar një takim të ri dhe e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me votimin e ndryshimeve për Specialen.
"Hamza s'po do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë. Unë s'kam folur deri më tani. Kam dashur dhe dua marrëveshje, transparencë dhe konfidencialitet të takimeve. Por tash Hamza na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohemi, ndaj s'na mbetet rrugë tjetër përveçse t'i drejtohemi kështu", tha Kurti.
Kryeministri akuzoi PDK-në se tashmë po refuzon edhe bashkëpunimin, duke pyetur se si mund të arrihet një marrëveshje nëse palët nuk takohen.
"Tani s'po duan as bashkëpunim. Si mund të kërkohet marrëveshje pa takim? Ne ua votuam edhe Vlora Çitakun për kryetare të Kuvendit", tha Kurti.

Albin Kurti tha se zgjedhja e presidentit është pengesa e menjëhershme që duhet zgjidhur, ndërsa akuzoi PDK-në se nuk ka bërë asnjë hap drejt një kompromisi, pavarësisht se, sipas tij, Vetëvendosje ka plotësuar katër kërkesa të saj, përfshirë votimin në lexim të parë të ndryshimeve për Specialen.
"Gjëja e parë që duhet të bëjmë është heqja e pengesave imediate. Kjo është çështja e presidentit. Gjykata Speciale është temë në horizontin tonë. Por sot, është tema e presidentit që me pamaturi mund të na e errësojë këtë horizont, duke na çuar në zgjedhje të paarsyeshme, të kushtueshme. Ne jemi konstruktivë, të përgjegjshëm e bashkëpunues. Kemi bërë katër hapa në realizimin e kërkesave të PDK-së. Projektligjin e votuam në lexim të parë. Ata po i marrin të mirëqena, por do të ishin të pamundura pa Vetëvendosjen. Ne i bëmë katër hapa drejt tyre, PDK asnjë hap drejt nesh. Kjo është e padrejtë dhe e padobishme", tha Kurti.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi zgjedhjen e presidentit si çështjen emergjente që Kosova duhet të zgjidhë brenda ditës së sotme, duke paralajmëruar se dështimi do ta çojë vendin brenda pak orësh në zgjedhje të reja. Ai kundërshtoi që votimi i ndryshimeve për Specialen të vendoset përpara zgjedhjes së kreut të shtetit, duke argumentuar se beteja për ish-krerët e UÇK-së në Hagë kërkon një angazhim shumë më të gjatë dhe një strategji të përbashkët.
"Pa president sot, Kosova është në zgjedhje dhe pa institucione. Është emergjente çështja e presidentit që ta heqim këtë presion mbi shtetin dhe të kemi vëmendjen tek mbrojtja e luftës së popullit tonë për liri dhe krerët e UÇK-së në Hagë. Ata janë dënuar në shkallë të parë, ndërkohë sonte në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje sikur s'ka ndodhur asgjë. Çështja atje do marrë kohë e angazhim e besa shumë nerva dhe nuk do të bëjmë kurrfarë mrekullie brenda natës pse votojmë një projektligj. Duhet të jemi të përgatitur të gjithë. Me mosvotimin e presidentit shkojmë brenda orësh në zgjedhje", tha Kurti.








Komente
Komento