Çuko mbron kolegun Prenga
sulmon “Dhelpërushen Jozefinë”

Çuko mbron kolegun Prenga<br />sulmon “Dhelpërushen Jozefinë”
TIRANE - Arben Çuko, deputeti socialist i Komisionit të Sigurisë Kombëtare ka mbrojtur sot kolegun e tij, Armando Prenga, pa sulmeve të bërë nga opozita. Prenga, tashmë i përjashtuar nga PS-ja pas përfshirjes në një konflikt me armë në Laç, pasi u lirua nga burgu dhe nga arresti i shtëpisë, ishte sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku është anëtar.

Deputetja demokrate Jozefina Topalli e quajti këtë një akt për të ulëritur, duke sulmuar po ashtu edhe ministren Mimi Kodheli, e cila raportoi sot në Komision, në prani edhe të deputetit Prenga. Arben Çuko mbron ministren, si një ministre model, si dhe e konsideron rikthimin e Prengës si një e drejtë e ligjshme. Në përgjigjen ndaj Topallit, deputeti i PS-së, Çuko nuk i kursen epitetin “Dhepërushe”.

Ja reagimi i plotë:
Dhelperrusha dhe rrushte. Te nderuar miq. Po shoh qe dhelperrusha Jozefine po rri me koken lart duke pare te pamundur te kape rrushin e deshiruar, dhe po ngjiret duke e quajtur te pa pjekur. E kam fjalen per sulmin e deshperuar qe sapo lexova ne rrjetet sociale ndaj MIMI KODHELIT, ministrit te mbrojtjes te Republikes se Shqiperise. Ministri Kodheli u paraqit sot ne komisionin e sigurise per te raportuar mbi aktivitetin e saj ne ministerialen e NATO's, dmth takimin e ministrave te mbrojtjes se Aleances dhe vendimeve qe u moren aty.

Kjo Zonje e nderuar, me modestine e tepruar qe e karakterizon, raportoi ne komision per vendimet e ketij Ministeriali si dhe per angazhimet konkrete te Shqiperise ne kete kuader si pjesetare te denje te Aleances. Per me tej dua tju them qe nje nga qellimet e vizites se Sekretarit te Shtetit te US ishte dhe shprehja e falenderimeve te USA per qeverine Shqiptare dhe konkretisht per min e mbrojtjes per ndihmen qe kjo e fundit dha per aleancen kunder te ashtuquajturit ISIS. Dhe dua tju siguroj qe kjo ndihme ishte konkrete, ne sasi te konsiderueshme dhe shume operative.

Te gjithe ne shqiptaret duhet te ndihemi krenare per ndihmen qe i kemi dhene aleatit tone te madh. Sa per pranine e kolegut Prenga ne komisionin e sigurise e nderuara TOPALLI e ka shume te qarte qe eshte komplet e ligjshme dhe e drejte.

Keta te opozites kane kohe qe po kerkojne nje kauze per te manipuluar opinionin publik. Deri tani kane arritur deri te pozicioni i dhelpres qe rrinte poshte rrushit apo ecte prapa dhe poshte dashit me kembore.
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar