Çuko: Nuk ka kthim prapa,trafikantët 
të dorëzohen ose asgjësohen

Çuko: Nuk ka kthim prapa,trafikantët <br />të dorëzohen ose asgjësohen
I ftuar në A1 Report deputeti i PS, Arben Çuko ka deklaruar se “Nga të dhënat e deritanishme se operacioni është i suksesshëm dhe ka arritur në pikën e mos kthimit prapa.”
 
Sipas tij kriminelët kanë vetëm dy rrugë të dorëzohen para drejtësisë ose të asgjësohen. “Operacioni duhet çuar deri në fund sipas planit operacional, këtu bëhet fjalë shteti përballë një bande terroristësh.”
 
Deputeti socialist bërë me dije se ky operacion është një plan gjithëpërfshirës në të gjithë territorin e vendit. “Javën e parë policia ndërhyri në Kurvelesh, por problemi i vërtetë qëndron në Lazarat.”-tha Çuko.
 
Lidhur me deklaratën e Stefan Fyles për aksionin, Çuko u shpreh se “Më vjen mirë që edhe Komuniteti Evropian e ka kuptuar mirë seriozitetin e qeverisë së re.”
 
Arbe Çuko: Dasho Aliko duhej të ishte arrestuar, pjesë e asaj bande
Më tej Arben Çuko ka folur edhe për negociatat që sipas tij mund të realizohen vetëm një qëllim dorëzimin e tyre.

Përgjatë intervistës në A1 Report Çuko u shpreh se “Besoj se kreu i komunës Lazarat, Dasho Aliko, duhet të arrestohet pasi është pjesë e atij grupi,ai duhej të ishte arrestuar në parë sipas atij ligji të votuar nga PD.” Arrestimin e Dasho Alikos, Çuko e lidh me faktin se ai duhet të raportonte për çdo person që kultivon apo trafikon kanabis, sipas ligjit të miratuar nga PD.
 
Çuko: A1 Report i pari Televizion që tentoi të hyjë në Lazarat
Deputeti socialist ka folur edhe për sulmin që i është bërë stafit të A1 Report në Lazarat. Sipas tij sulmi ka ardhur pasi “Kjo bandë nuk do që të lërë asnjë gjurmë të vetes së tyre, të veprimtarisë së tyre.-tha Çuko duke shtuar se “A1 Report ishte i pari që tentoi të hyjë në Lazarat, i them atij grupi ju lumtë. Më vjen që gazetarët janë mirë dhe jashtë rrezikut real në atë zonë.”

Më tej ai shtoi se sipas informacionet që ka pjesa më e madhe banorëve të Lazaratit është e bindur se shteti e ka seriozisht ndërhyrjen dhe se një pjesë e mirë e atyre po fillojnë të djegin kanabisin që kanë në banesat e tyre.

Mos përshëndetja e aksionit nga opozita, Çuko: Nuk jam i habitur
“Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë përfaqësues të opozitës të përshëndesë operacionin e policisë, por kjo nuk me habit aspak, pasi prej kohësh sulmojnë policinë e Shtetit dhe Artan Didin i cili është plagosur në vitin 1998 në Lazarat.”- tha Çuko
 
Deputeti socialist foli edhe shfajësimin që ka bërë Razip Mahmutaj (Gate) se nuk ka lidhje me akuzat dhe se ndodhje në mal.
 
“Krimineli kryesor doli nga maja e një mali për të justifikuar veten. Banda ka si synim të mbrojë veten dhe drogën që kanë të magazinuar. Nuk besoj se Gate është në mal se i kanë humbur nja dy viça, në intervistën telefonike dallohet qartë përpjekja e tij për t’u fshehur.” –tha Çuko.

Çuko: Kjo bandë kriminale ka mbështetje politike.  
Mbështetjen politike, Çuko e lidh me mos ndërhyrjen e shtetit gjatë këtyre viteve.
Sipas Çukos i kërkuari Razip Mahmutaj (Gate) ka mbështetja politike, ndryshe nuk kishte se si të lirohej në vitin 2006 me amnisti. “Emri i tij nuk është zgjedhur nga Presidenti Mojsiu, por dosja e tij është përgatitur nga Ministria e drejtësisë, duhet parë se kush ka qenë ministër i Drejtësisë në vitin 2006.”
 
Madje ai shkon më tej duke dhënë se “Autoboti i ujit të komisariatit të Gjirokastrës shkonte në Lazarat, ishte i marrë me qera nga ky grup trafikantësh.”
 
Çuko: Konstadini Xhuvani që është listën e policisë, jo djali i Luiza Xhuvanit
“U bëj apel medieve që të vendosin edhe atësinë e personave në listë për të evituar keq informimet si në rastin e djalit të deputetes Luiza Xhuvanit, Konstandin Xhuvani”.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona