22 vjeçarja, Elena Çaçi, pas shifrave dhe bilanceve në zyrë vrapon që të ushtrohet në artet marciale.
Kjo vajzë luftarake po sjell një frymë të re për të gjitha gratë dhe vajzat në Shqipëri për të ushtruar disiplinën e Tae Kwon Do-së, artit marcial të luftimit.
Kjo traditë e luftimit mësohet për të luftuar të tjerët por edhe për t`u vetmbrojtur.
Për Elenën kjo disiplinë, e cila bën pjesë tashmë në jetën e saj, i shërbën për t`u vetëmbrojtur, për të mbajtur trupin në formë por edhe si një sport ku kalon kohën e lirë.
Shkathtësinë që ajo po e përvetëson nëpërmjet tae kwon do-së, i shërbën për të qenë e mbrojtur nga të gjitha rreziqet që mund të has në rrugë.
Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në televizionin A1 Report ajo thotë se nëpërmjet këtij sporti largon dhe gjithë stresin e akumuluar në punë dhe në shkollë duke i shkarkuar me anë të gjuajtjeve, grushtave dhe hedhjeve në stërvitje.
“Gjeta tae kwon do-në që të shkarkon nga të gjitha ato streset që ke si dhe çdo energji negative e shpreh këtu, e shkarkon nga trupi jot dhe është shumë antistres”, shprehet ajo.
Për artet marciale kemi dëgjuar dhe kemi parë deri më tani në filmat më të famshëm ndër dekada të holliwoodit me personazhët e Van Damit, Jeki Can, Brus Li etj.
Tashmë ky art marcial po bëhet një sport mjaft i dashur për të rinjtë shqiptarë.
Tae kwon do njihet dhe si një disiplinë që ka disa rregulla për t`u zbatuar. Elena nuk duhet kursesi ta zbatoj këtë sport për luftimin e njerëzve në rrugë.
Ajo shprehet se “Duke parë nga televizioni artin e tae kwon do-së më lindi dëshira që të kërkoja në Tiranë nëse ushtrohet një disiplinë e tillë”.
Ajo tregon të mirat që i sjell ky sport: “Përveç benefiteve pozitive që të jep si tonifikim të trupit, rënie në peshë, gjithashtu ky sport më shërben edhe për të rritur vetëbesimin në veten time si dhe të mësoj artin e vetëmbrojtes”.
Sporti i Tae Kwon do-së është një art luftarak, i cili e ka prejardhjen nga Korea e Jugut. Numërohen rreth 60 milion sportist në gjithë botën që praktikojnë këtë sport.
Ky sport është futur në vitin 2000 në lojrat olimpike.
Mjeshtri i këtij sporti si dhe trajnuesi i Elenës thotë se ky sport po hyn si i pëlqyer edhe nga femrat kohët e fundit.
Në Shqipëri, janë të pakëta ato vajza që e praktikojnë këtë sport, ndërsa në botë numërohen më tepër vajza që ushtrojnë artet marciale sesa meshkujt.

Ai shprehet se: “Në vendet e ndryshme të botës raporti i femrave me meshkujt është 60 me 40. Por, kohët e fundit po ndihet se dhe këtu në Shqipëri po rritet ky raport”.
Trajnimi Tae kwon do-së, përgjithësisht, përfshin një sistem teknikash, shkelma, grushta, shtyrje, hedhje dhe ngritje.
Të gjitha llojet e arteve marciale ka të njëjtin objektiv të mposhtin fizikisht një person tjetër duke mbrojtur veten nga dëmtimi fizik apo kërcënimi.
Disa artet marciale janë të lidhur me besime, ndërsa të tjerët të ndjekin një kod nderi. Ajo është konsideruar si një art dhe shkencë.
Tae Kwon do nuk ka lindur si sport vetëm për burrat por edhe ai i sherben edhe grave.
Gratë, në krahasim me burrat për shkak të fizikut të tyre kanë një forcë më të dobët se meshkujt.
Ndaj, nevoja e grave për të mësuar Tae Kwon Do-në është në gjithnjë në rritje në ditët e sotme duke marrë në konsideratë çështjet e medha të përdhunimit dhe ngacmimeve. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com