Regjoni i muskujve të krahut janë shumë delikatë për të pësuar trauma të ndryshme.
Këto trauma mund të shkaktojnë dëmtime që mund të kalojnë shpejt në qoftë se i çliron, por në të kundërt ka dhe dëmtime që shkaktohen nga ngritja e peshave të rënda, të cilat duan një kohë të gjatë të kalojnë.
Çunat, shpesh here, shkojnë në palestër me kërkesën për të patur muskujt të mëdhenj në pjesën e krahëve dhe të shpinës.
Dhe gabimi kryesor që ata bëjnë janë ngritja e peshave të rënda pa një program stërvitor.
Instruktori Evi Osmani në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” thotë, “Duhet zbatuar një lloj sistemi ose një program stërvitor që mund të çoj gjak mjaftueshëm në muskul për ta zhvilluar atë pa pësuar dëmtime apo çarje të rruazave të gjakut në regjonin e krahut apo të gjoksit që lidhet edhe me pjesën e deltoidit”.
Çunat për të patur një trup të bukur nuk duhet të fokusohen vetëm në ushtrimin e muskujve të bicepsit dhe tricepsit, të cilat janë dy lloje muskujsh të domosdoshëm por jo parësorët për të patur një trup të bukur.
Instrukstori Evi thotë se “gjëja më e vështirë për t`u punuar është pjesa abdominale, pjesa e supeve, e shpinës që i jep trupit një stabiletet në mënyrë që të jetë i drejtë dhe i pamshëm”.
Cili është ushtrimi i parë që ne duhet të kemi parasysh për muskujt e krahut?
Vet artikulacioni i krahut është një nga artikulacionet që ka mundësinë më të madhe për të kryer lëvizjet dhe siç shumë nuk e dinë, krahu nuk përbëhet nga bicepsi dhe tricepsi por janë një gamë e madhe muskujsh që bëjnë të mundur funksionimin e saj në të gjithë krahun.
Ushtrimet me gira janë ushtrimet e para. Këto ushtrime garantojnë një lloj qëndrueshmërie dhe një lloj ruajtje tonusi muskular për njerëzit të cilët janë sedentarë apo vuajnë nga mungesa e aktivitetit fizik.
Janë dhe ushtrimet me pesha që janë për një lloj gamë tjetër njerëzish, për ata që njihen me sportin dhe përpos punës që kanë, janë të aftë të shpenzojnë dhe kohë në palestrat e tyre. Këto janë ushtrime që mund të pësosh dhe trauma.
A mund të na tregosh një traumë që pëson muskuli gjatë ushtrimeve?
Traumat janë të shumëllojshme, sidomos në këtë zonë. Duke qenë një zonë që ka këndin më të madh të lëvizjeve, muskuli këtu mund të pësojë trauma më tepër. Borsiti është trauma më e zakonshme që i ndodh këtij muskuli.
Është një sëmundje që shkakton një humbje të lëngut senovial dhe që çon në dhimbje të mëdha të kokës së homerusit.
Cilat janë veglat e palestrës që duhet të përdorim për të patur krahë sa më të tonifikuar?
Në momentin që krahun e stërvit dhe e lodh për një ditë atëherë lodhet muskuli antagonist dhe anagonist, krahu është gjithnjë i sforcuar.
Duhet të zbatosh një lloj sistemi ose një program stërvitor që mund të çoj gjak mjaftueshëm në muskul për ta zhvilluar atë pa pësuar dëmtime apo çarje të rruacave të gjakut në regjonin e krahut apo të gjoksit që lidhet edhe me pjesën e deltoidit.

Për të patur një krah mjaftueshëm të bukur që të ketë atë tonusin e duhur dhe lëmueshmërinë, freskinë e lëkurës nuk është domosdoshmërisht e thënë që të punosh me pesha të rënda.
Por, varet edhe nga mosha, gjinia, objektivat dhe specifikat strukturale të individit.
Muskuli i krahut duke marrë pesha të rënda në palestër mund të pësojë ndonjë trauma që kërkon kohë të rregullohet, rikuperohet edhe mund të të lë për një kohë të gjatë pa u ushtruar më.
Fjalët që dëgjoj më tepër tek çunat, që kërkojnë të kenë një trup të palestruar, janë bicepsi dhe tricepsi. A janë të fiksuar ata për t`i ekzagjeruar këto dy lloj mujskujsh në krahun e tyre?
Ndodh rëndomtë nëpër palestra që punohet tek meshkujt pjesa e gjoksit dhe pjesa e krahut.
Faktikisht, gjeja më e vështirë për t`u punuar është pjesa abdominale, pjesa e supeve, e shpinës që të jep stabiletetin e trupit në mënyrë që të jesh i drejtë dhe i pamshëm. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com