Çdo ditë betejë për të fituar ‘luftën’, 2 djem sfidojnë autizmin për ëndrrat! Beneti kamerier, Laerti: Do bëhem mësues! Nënat: Na duhet ndihmë

Benet Bendo ishte rreth 2 vjeç, kur për herë të parë shfaqi shenjat e spektrit autik. Sot Beneti është 20 vjeç dhe ka përfunduar arsimin e mesëm. Nëna e tij, Mimoza na rrëfen kalvarin e vuajtjeve për ti dhënë përkujdesje djalit, i cili në moshën 12 vjeçare u prek edhe nga epilepsia. Vështirësia më e madhe është ajo ekonomike.

“Prej 15 vitesh jam e papunë dhe puna ime është Beneti. Spektrit të autizmit iu bashkangjit edhe elipepsia. Është shumë e vështirë të jetosh me një fëmijë që ti nuk e di se kur atë e zë kriza”, thotë Mimoza Bendo, nëna e Benetit. 

Familja Bendo me 4 anëtarë jeton me qira dhe me të ardhura 5000 lekë, ku  22 mijë janë kempi i Benetit. Mimoza e cila paguhet si kujdestare, e shqetësuar thotë se nuk ka as siguracion për të përfituar pension në moshë të thyer.

“217 mijë lekë që ne marrim është shumë e vogël, gati gjysma e pagës minimale. Tjetër gjë që dua të theksoj është siguracioni. Shteti deri më tani nuk e ka njohur mbështetjen e fëmijëve me autizë. Që t’na ofrohet sigurimi shoqërorë që kur tna vij mosha e pensionit mos të mbetem pa pension. Momentalishtë kam pensionin e burrit me 300 mijë lek dheme kempin e Benetit prej 200 mijë lek, më thuaj ti nëse mund  t’ja dal një familje me 4 anëtarë”, vijon ajo. 

2 vjeç ishte edhe Laerti kur spektri autizmi reflektoi shenjat e para. Si fëmija i parë i një çifti të ri për prindërit, lajmi u përjetua rëndë. Shkurte Alikaj po ashtu ngre shqetësimin e mbështetjes financiare.

"Ka pasur shumë vështirësi, një orë terapi 15 mijë lekë, 5 ditë në javë”, thotë ajo. 

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Autizimit, dy djemtë pavarësisht sfidave tregojnë se nuk janë dorëzuar kurrë. Beneti prej një jave punon si ndihmës kamarier, ndërsa Laerti është në klasë të shtatë.

"Puna gjithmonë ka ecur mirë, tani do ta vazhdoj. Sepse të rrish në shtëpi është e kotë, të fiksohesh pas celularit", na tregon Beneti. 

"Çfarë do bëhesh kur të rritesh? Unë do të bëhem mësues fizkulture", shprehet për Report Tv Laert Alikaj

Psikologia Marsela Lekli shprehet se pranimi i fëmijëve me spektrin autik tek prindërit mbetet një sfidë për familjet shqiptare, fazë e cila do të ndihmonte për ndjekjen shëndetësore.

“Shumica e prindërve nuk e pranojnë që kanë fëmijën me spektër të autizmit dhe nuk e pranojnë që të trajtohet në mënyrë të menjëhershme, sepse ky trajtim ka progrese shumë të mira në të ardhmen”, shprehet ajo. 

Në Shqipëri të prekurit nga spektri autizmit përbëjnë rreth 26% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!