'Çdo ditë duhet me qenë festë', makinat Retro dhe Jazz-i ‘pushtojnë’ Shkodrën

Rrugët e Kryeqendrës së veriut u pushtuan nga automjetet e viteve 30. Koleksioni shqiptar i makinave Retro, nën tingujt e muzikës Jazz dhe Swing, dhuruan një fundjavë argëtuese për qytetarët e Shkodrës dhe sidomos për të apasionuarit e makinave të epokës.

Të veshur me rroba dhe aksesorë sipas epokës, pjesëmarrësit kërcyen dhe u argëtuan

“Shkodra fantastike. Çdo ditë duhet me qenë festë. Shikohen vetëm kërcime, buzëqeshje. Më bukur se në Shkodër një RETRO e tillë nuk mund të bëhej”, tha një qytetarë.

“E meriton Shkodra. U kënaqem shumë”, u shpreh një tjetër.

”Ndihemi shumë mirë. Hera e disatë që vijmë në Shkodër dhe na pëlqen shumë”, tregoi një tjetër.

“Në Shkodër nuk mund të ndihesh ndryshe përveç se mirë. Me atmosferë, me dëshirë për jetën. Ne duhet të marrim një mësim në jetë. Është kaq e shkurtër kjo jeta jonë dhe të jetojmë çdo ditë sikur është e fundit. Kam sjellë shumë njerëz nga Tirana, shumë të huaj dhe ka qenë një surprizë për ta kur e shikojnë Shkodrën kështu”, tregoi një tjetër.

“Shumë bukur. Balerinat më kanë pëlqyer. Të gjitha gjërat më kanë pëlqyer”, thanë disa fëmijë.

Koleksioni i mjeteve historike, vespave shumëngjyrëshe dhe biçikletave kanë qëndruar për dy ditë në Shkodër.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë