Çdo gjë fine dhe e kuruar deri në detaj! Rita Ora publikon fotot e dasmës në përvjetorin e parë të martesës

Çdo gjë fine dhe e kuruar deri në detaj! Rita Ora publikon fotot e dasmës në përvjetorin e parë të martesës

Rita Ora dhe partneri i saj

Dasma e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe regjisorit të njohur Taika Waititi ishte shumë më mahnitëse dhe e veçantë se ç’mund ta kishim imagjinuar

Çifti i  zgjodhën revistën e famshme Vougue, në përvjetorin e tyre të parë, për të publikuar foto dhe video të martesës private, ku dyshja duken më të lumtur se kurrë pranë njëri tjetrit

“Gëzuar përvjetorin, Rita Ora dhe Taika waititi! Për të festuar ditën e tyre të veçantë, çifti ka ndarë me Vogue albumin e tyre të dasmës të paparë më parë”, shkruan Vougue.

“Në fakt ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që njerëzit shpikin dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete,” pranon Rita. “Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur me të vërtetë – dhe ta bëjmë atë në përvjetorin tonë të parë.”

Vitin e kaluar, ata e mbajtën private dasmën e tyre, duke mos postuar në internet. Ata gjithashtu zbuluan se u martuan në Los Angeles.

 

 

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë