Sot Shqipëria feston 112 vjetorin e Pavarësisë dhe në këtë ditë historike urimet kanë qenë të shumta.

Një urim për këtë ditë ka ardhur edhe nga ylli i muzikës me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Artistja me origjinë shqiptare ka postuar një video nga performanca e saj në Shqipëri, teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë. 

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar ylli i muzikës krahas videos të postuar në “Instagram”.