Çdo hap kërkon kohë dhe koha është ajo që po mbaron! Afat i oksigjenit në bordin e nëndetëses së zhdukur është drejt fundit

Çdo hap kërkon kohë dhe koha është ajo që po mbaron! Afat i oksigjenit në bordin e nëndetëses së zhdukur është drejt fundit

1687330426_1.jpg

Sipas një vlerësimi të bërë mbi afatin e mbarimit të oksigjenit në bordin e nëndetëses Titan, konstatohet se 5 personat e zhdukur prej ditësh mund të mos marrin më frymë nga mesdita e ditës se sotshme.

Askush nuk mund të thotë nëse 5 personat e humbur bashkë me nëndetësen Titan janë ende gjallë, por parashikimi është bazuar në mundësinë e tyre për të frymuar, për sa kohë nuk janë gjendur ende.

Ekipet e shpëtimit janë vënë në një garë të pafundme dhe tensionuese me kohën, ndërkohë që tashmë për personat që ndodheshin në bordin e nëndetëses nuk kanë mbetur shumë grimca shpresë.

Ndërsa kërkimi vazhdon, kornizat kohore të përfshira që nga nisja e Titan drejt anijes së fundosur të Titanikut, tregojnë shanset e pakta të gjetjes së saj.

-Titan u lëshua nga Princi Polar në orën 08:00 me kohën lokale të së dielës në mëngjes

-Kontakti humbi një orë e 45 minuta nga zbritja e tij, rreth orës 09:45

-Roja Bregdetare tha se ata u njoftuan për problemin rreth orës 17:45 - tetë orë më vonë

-Të hënën, Roja Bregdetare e SHBA tha në një konferencë shtypi se parashikonte se kishte "diku midis 70 dhe 96 orëve të plota në dispozicion" në atë pikë.

 


Lajmi kryesor:

E zhdukur prej 3 ditësh, gjenden mbetjet e nëndetëses ‘Titan’! Shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut, vdesin 5 personat që ndodheshin brenda


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja