Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Vlorë ku ka zhvilluar një vizitë në dy fabrika vaji në Novoselë. Basha theksoi, se shqiptarët janë të bashkuar për ndryshim dhe se PD ka si qëllim të hapë për bizneset e vogla, siç janë fabrikat e vajit të ullirit në Novoselë, tregje evropiane. Po ashtu, ai tha se ashtu siç u bë realitet lëvizja pa viza në Evropë, ashtu do të vijohet përpara me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
"Të gjithë duhet të bëhemi baskë se ndryshimi vjen vetëm me votë. Po qëndrove në shtëpi duke u lutur nuk sjell gjë. Të gjithë tek kutitë e votimit me 25 prill, sepse shqiptarët janë të bashkuar për të ndryshuar dhe do të ndryshojë. Nga Shkodra në Vlorë, e shoh që ka nisur ndryshimi. Detyra jonë është që këtë ndryshim ta bëjmë real me votën më të madhe popullore që ka njohur vendi. Duhet të hapen sa më shpejt tregjet e Evropës, e për këtë duhet ë shpejtojmë procesin e negociatave, sepse Shqipëria ka tetë vite në vendnumëro, sepse kanë ngecur negociatat. Kur qeveria punon për njerëzit dhe ju e ndihni përfitimin. E mbani mend kur hoqëm vizat, ne duam ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE, kjo është garancia. Rama tetë vite nuk bëri asnjë hap përpara. Në veçanti duhet angazhimi i nënave dhe grave shqiptare.
Basha tha se një nga prioritet që duhet të jetë parësor për qeverinë, është bujqësia, por në 8 vite ka qenë sektori më i harruari. Kjo gjë sipas tij do të marrë fund pas 25 prillit, e për këtë ai premtoi se do të ketë subvencione për çdo fermer të paktën sa vendet e rajonit. Me programin e PDBasha tha se ka angazhime dhe një plan të mirëmenduar për bujqësinë, së pari 100 milionë euro subvencione për fermerin.
"Në asnjë vendit të botës nuk ecën as bujqësia, as blegtoria, as agropërpunimi pa subvendione nga shteti. Në Amerikë, në Bashkimin Europian dhe në vendet fqinje. Bashkimi Europian 1/3 e buxhetit, e ka mbështetje për fermerin. 1 në 3 euro që shpenzon Bashkimi Europian, që është tregu më i madh i botës, e shpenzon në mbështetje për fermerin. Maqedonia e Veriut, 100 milion, ka shkuar më shumë 120 milion euro subvendione për fermerin. Çfarë kemi bërë ne? E filluam me këto subvendionet për ullinjtë para shumë vitesh dhe kaluam nga 2 milion apo 3 milion, në pothuajse 20 milion rrënjë ullinj. Kjo çfarë solli? Kjo solli në radhë të parë që ne u bëmë një faktorë në prodhimin e vajit të ullirit, edhe për tregun vendas, edhe për tregun e huaj. Sepse për herë të parë ne patëm mjaftueshëm vaj ulliri dhe të një cilësie superiore, të varieteteve të ndryshme.
Në këtë moment unë ju garantoj dy gjera, dy gjera ju garantoj, programin tonë për bujqësinë do ta vëmë në lëvizje që ditën e parë dhe unë s’po ju them që do bëjmë mrekullira si Italia dhe Spanja, por të paktën as sa bënë Shkupi, aq sa bënë qeveria e Maqedonisë së Veriut. Gjëja e parë që kemi është100 mln euro subvencione për fermerin, për të rritur prodhimin. Për fermerët tanë ne do ta bëjmë madje do të bëjmë edhe më shumë se aq dhe në këtë mënyrë ti do të jesh në gjendje të financosh me paratë që të vijnë nga shteti pa kontakt me nënpunësin, se nënpunësi thotë më jep mua 20%, 30% që do të të jap subvencion. Gjërat janë të lidhura dhe janë të mundshme. Asnjë nga këto që ju them nuk janë mrekulli, janë normalizim, Shqipëria ka nevojë për normalizim, ka nevojë për njerëz punëtorë, njerëz normalë në qeverisje dhe një plan konkret pune që ka nxjerrë nga ngecja që ka mbetur".
Gjatë bisedës fermeri i ka thënë Bashës se i ndjek zhvillimet, duke përmendur dhe debatet e përplasjet e fundit që kanë ndodhur.
“Përnatë iu shikojmë, kush rrihet kush zihet... kush debaton”, i tha fermeri Bashës.
Kryedemokratin Lulzim Basha pas një takimi me peshkatarët ka prezantuar pikat e planit të tij për t'i ardhur në ndihmë këtij sektori.
"Subvencionimin 100% e rrjetave dhe ndërtimit të një tregu peshku kudo në qytete bregdetare që prodhimi i tyre të mos shkoj kot dhe djersa e tyre të kthehet në mirëqenie për ta. Kemi mundësi të arta për ta kthyer peshkimin në një degë të rëndësishme, Nëpërmjet turizmit dhe peshkimit, Greqia doli nga kriza.
Financimin e infrastrukturës së mirëmbajtjes, aty ku do të shërbejnë, që shpenzimet që bëjnë në Greqi Itali, t'i bëjnë në Shqipëri. Grante për të përmirësuar flotën e peshkimit. Më premtuan që në 25 prill, nuk do dalin në det pa hedhur votën për ndryshim", tha Basha.
Nga Vlora ku zhvilloi një bisedë me disa artistë, ku i pranishëm ishte edhe aktori i njohur vlonjat Bujar Asqeriu, kreu i PD-së Lulzim Basha premtoi buxhet më të madhe për kulturën. Ai tha se një komb pa art është një komb pa shpirt.
"Teatri është më shumë se art, është themeli i demokracisë. Do të kemi një buxhet të veccantë për kulturën dhe artistët. Duhet që artistët të kenë dinjitetin e duhur. Plani ynë është plan pune dhe jo premtime boshe. Legjenda e fundit që ka ngritur ky pushtet është 'ku do t'i gjeni lekët'. Do t'i gjejmë në buxhetin e shtetit. Ato para që sot vidhen dhe shpërdorohen ato do tu kthehen qytetarëve shqiptarë. Lekët janë por ka munguar dëshira dhe vullneti. Shqipëria është e shqiptarëve", tha Basha.
Vetë aktori Asqeriu i tregoi Bashës 2 plagët e tij.
"Kam 2 plagë. Plagën e parë e kam për naftëtarët të cilët i kanë dhënë miliona euro këtij vendi dhe sot nuk jetojnë as në shtëpi të mira dhe as shëndet të mirë. Cinizmi i Kryeministrit me ta është urrejtje njerëzore. Pa dashuri nuk fitohet asnjë betejë. Plagën e dytë e kam për minatorët e Bulqizës që janë të mjeruar. pa dashuri për njerëzit dhe për vendin nuk bëjmë dot gjë.
Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë këtë të mërkurë në Novoselë, në një fabrikë vaji ku gjatë bisedës pronari i fabrikës ka qenë duke folur me të shoqen në telefon.
Basha ia ka marrë telefonin dhe ka foluar me gruan e tij.
Biseda:
Pirro: O Luli po më merr gruaja, hajde të bëjmë një fotografi.
Lulzim Basha: Ma jep, si e ka emrin bashkëshortja?
Pirro: Thëllëza
Lulzim Basha: Thëllëza si je? Mirë, ja me Pirron duke qarë hallet. Do fitojmë patjetër. Është fitorja juaj, e çdo familje shqiptare. Ja kam kapur dorën e njeriut punëtor. Këto duar do të prodhojnë mirëqenien.
Ato kuintal vaj që kanë mbetur pa shitur janë plaga e këtij vendi. Ne do ta rrisim ekonominë që mos të ikë mundi juaj. Ti je grua e fortë, edhe atë do ta kalosh. Siç po çel pranvera ashtu do vijë dhe ndryshimi, në veçanti me ndihmën tuja. Thëllëza, gruaja e fortë, burri i fortë, gruaja e fortë, shoqëri e fortë dhe Shqipëri e fortë. Të përqafoj fort, të falenderoj nga zemra.
Nga Vlora, kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, për të gjitha herët që ka përmendur Bujar Leskajn, drejtuesin politik të PD në Vlorë. Basha tha se nëse Rama do kishte një njeri si Leskaj do e klononte këtë të fundit për ta kandiduar në disa qarqe.
“Unë i kam rënë pikës, e dikujt i ka rënë infarkti kur ka ardhur Bujari këtu. Të kishte një njeri si Bujar Leskaj ai që e shan përditë do e klononte 12 herë ta vinte në krye të çdo qarku . Është në krye të një ekipi dhe do u shërbejë vetëm ju”, tha ai.
Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet në Vlorë ku gjatë një takimi me fermerë, njëri prej tyre i ka shprehur mosbesimin te politika teksa Basha po i premtonte që kur të vijë në pushtet nuk ka vetëm fjalë.
Pjesë nga biseda:
Fermeri: Ça na merrni ju përsipër. Vajin e kemi në shtëpi. Do na premtoni diçka.
Basha: Nga unë premtime sdo dëgjosh se ai bëri 8 vjet premtime. Ka vetëm angazhime, të premtosh në fushatë është gjëja më e thjeshtë.
Unë skam vetëm premtime, por vepra. Nga dështimet ju skeni më besim te politika. Mos kujtoni se nuk e di unë.
Fermeri: Ky është llaf i madh, por nesër sta kam besën as ty.
Tregjet jane hapur per ata qe jane te zote e te shkathet e nuk eshte e nevojshme te prisni negociatat e BE.Vaji /Made in Albania/ ka hyre deri ne tregjet amerikane.Por duhet t'a gjeni vete tregun,mos prisni politiken e shtetin t'ju gjeje tregje se nuk jeni ne socializem.Fundja, kur shqipot jane te zote te gjejne vende per shit-blerjen e droges mund te gjejne tregje shit-blerje dhe per prodhimet e ligjshme bujqesore e blektorale,vetem mos guxoni te beni hile se ju djegin agjensite e kontrrollit te produkteve e cilesive te tyre.
PërgjigjuAPO c'ti qan hallet ti mor dibran i poshter,,,erdhen njerezit ne 21 janar 2011 te qanin hallet,,,dhe ju i vrate ne mes te bulevardit me plumba shteti,,,qe ata e mbanin me taksa...
PërgjigjuNga kush perfaqsohet gruaja vlonjate o luli nga Daullja turpi i Vlores apo nga Nadireja e te deleguareve dhe e krimit te organizuar. Edi Rama e ka hallall mandatin e 3. Shuplaken Bashes do ja jap Vlora.
PërgjigjuPo moret 2 mandate ne Vlor jeni te paret.Vlora voton Edi Ramen dhe Partin Socialiste
Përgjigju