'Çdo qershor e tetor kemi provim për BE', Meta: Bëra çdo përpjekje për të krijuar një klimë pozitive, nuk gjeta vullnet

Presidenti Ilir Meta gjatë një deklarate për mediat prezantoi  14 pikat e draftit të tij, i cili shprehet se ia ka dërguar palëve politike që më 8 prill dhe ambasadës amerikane, ndërsa dje ua ka paraqitur ambasadorëve të vendeve të BE. Ai tha se gjithçka që kërkon me këtë draft është që vendi të ketë një klimë pozitive dhe të ecet para me integrimin e vendit, ku çdo qershor dhe tetor bëhet provim. Ai tha se nuk ka gjetur asnjë vullnet nga palët politike dhe se shembja e teatrit shënoi rënien e ekzistencës së shtetit ligjor.

"Nisur nga zhvillimet e fundit shokuese në vend që kanë tronditur dhe mbarë opinionin europian dhe jo vetëm atë shqiptar, pas ngjarjes tepër tronditëse të shembjes jo vetëm të teatrit por të çdo iluzioni të ekzistencës së shtetit ligjor në Shqipëri, më duhet t'ju them se kam bërë çdo përpjekje jo vetëm për të menaxhuar sa më mirë si vend si  shtet  pavarësisht problemeve me pandeminë por dhe për të krijuar një klimë sa më pozitive. Në çdo qershor dhe në çdo tetor kemi provimin e  BE dhe gjithmonë e më shumë na lënë detyra më shumë. Ky është një objektiv mbarëkombëtar dhe kam bërë çdo gjë për të krijuar klimën pozitive që të përmbushim sa më shumë nga 15 detyrat. Për këtë që në 8 prill i kam nisur pikat për palët politike dhe SHBA, që ia kam paraqitur dje edhe ambasadorëve të BE. Lidhur me zbatimin e duhur të reformës në drejtësi duke vërejtur me shqetësim të mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese për më shumë se 2 vite dhe ka cenuar të drejtat kushtetuese të individëve. Mosfunksionimi i gjykatës së lartë solli rritjen e stokut të dosjeve dhe shkelur të drejtat e njeriut. Pasojat e shkaktuar nga bllokimi politik nga KED dhe aktivitetin e saj të dyshimte nga kreu i saj gjatë 2019 duke kujtuar vlerësimin e pavarur dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe angazhimin e forcave politike në kuadrin e Këshillit politik në reformën zgjedhore të gjitha palët duhet të ndërveprojnë përmes një dialogu pozitive për të marrë vendimet", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta i përgjigjet Yuri Kim: Lojërat s'i bëj unë, përgjegjësinë ta mbajë Rama! BE të nisë hetimin për Reformën në Drejtësi! (VIDEO)


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren