Çdo të ndodhë nesër me udhëtimet drejt Italisë? Autoriteti i Aviacionit Civil jep njoftimin e rëndësishëm

Çdo të ndodhë nesër me udhëtimet drejt Italisë? Autoriteti i Aviacionit Civil jep njoftimin e rëndësishëm

Aeroporti i Rinasit

Autoriteti i Aviacionit Civil përmes një statusi në Facebook ka lajmëruar të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë ditëne nesërme me datën 8 qershor drejt Italisë duhet të kontrollojnë biletat dhe kompanitë ajrore me të cilat do të fluturojnë pasi është parashikur grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali dhe ekuipazhet e disa kompanive italiane.

Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e neserme dt 8 Qershor nga, dhe drejt Italisë, që të tregojnë vëmendje dhe të kontrollojnë njoftimet e kompanive ajrore në të cilat kanë prenotuar biletën, pasi është parashikuar një grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, dhe ekuipazhet e disa kompanive italiane.

Greva është parashikuar nga ora 13.00 deri në 17.00 dhe si pasojë shumë kompani do të kenë vonesa dhe anullime të disa fluturimeve, që prekin edhe vendin tonë.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të kontaktoni sa më parë me kompanitë ajrore ose agjensinë ku keni rezervuar biletën, për të konfirmuar statusin e udhëtimin tuaj dhe nëse do të jetë e nevojshme ri-planifikimin e udhëtimit.

Autoriteti i Aviacionit Civil

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?