CDU-CSU, grupi më i madh politik në Gjermani reagoi sot në lidhje me deklaratën e Ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilët kanë dhënë pëlqimin për hapjen e negociatave.

Në një deklaratë gurpimi politik CDU-CSU ka renditur disa kërkesa në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet në BE, ku në kryje të listës qëndron zbatimi i reformës në drejtësi.

Sipas deklartës, zyrtarët gjermanë kërkojnë që 800 gjyqtarët dhe prokurorët t’i nënshtrohen një procesi verifikimi të plotë, duke filluar nga pasuria. Në këtë deklaratë CDU-CSU bënë me dije se zbatimi i reformës në drejtësi po ecën me rimte të ngadalta.

Gjyqësori duhet të jetë i pavaruar nga politika. Deri më tani reforma në drejtësi ka ecur shumë ngadalë, duhet që të punohet në mënyrë që të zbatohet sa më shpejt”, - thuhet në deklaratë.

Gjithashtu zyrtarët gjermanë kërkojnë edhe të bëhet më shumë punë në luftën kundërkrimit dhe trafikut të drogës, por edhe sundimin e ligjit dhe funskjonimin e administratës publike. Shqipërisë i është kërkuar që të miratojë sa më shpejtë edhe reformën zgjehdore sipas mediave gjermane.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com