CDU kundër Bashës, Gutting:
Akuzat ndaj Metës janë false

CDU kundër Bashës, Gutting:<br />Akuzat ndaj Metës janë false
Zhvillimet politike në Tiranë përplasin në deklaratat e tyre deputetët e Bundestagut. Të enjten kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, Elmar Broke e konsideroi të çuditshëm faktin që kryeparlamentari Meta nuk ka dhënë ende dorëheqjen, në një kohë kur ka nisur një hetim lidhur me akuzat ndaj tij. 

Ndërkohë që në një intervistë me email për Top-Channel, kolegu i zotit Broke nga partia CDU, Olav Gutting shprehet kundër dorëheqjes së Metës. 

“Dua të theksoj se shteti ligjor është gur themeli i demokracisë dhe të gjitha partitë politike duhet të respektojnë ndarjen e pushteteve, siç janë edhe gjykatat, prokuria dhe kryetari i Kuvendit, për të cilin sa jam në dijeni është duke vijuar punën siç edhe e kërkon Kushtetuta. Opozita, në ato raste kur nuk janë ngritur ende akuzat nga autoritetet e drejtësisë por ka vetëm spekullime me sfond politik, atëherë duhet t’i shprehë të tilla shqetësime në Parlament duke respektuar proçedurat dhe jo duke kërkuar zgjidhje jashtë proçedurave parlamentare”, vlerëson Gutting. 

Deputeti i CDU-së jep këtë sugjerim për kolegët shqiptarë të opozitës.

“BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm rezolutën e Parlamentit për nevojën e distancimit dhe pastrimit nga ata deputetë apo persona me lidhje kriminale dhe hije nga e shkuara. Qeveria dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të përmbushur detyrat, sepse për atë janë votuar. Rruga europiane e Shqipërisë nuk duhet të merret peng nga akuzat false, në mënyrë të veçantë kur vijnë nga politikanë me të shkuar të dyshimtë, të vëna në dukje fuqishëm nga qëndrimet politike të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqsuesve të BE-së në Shqipëri”, nënvizon Gutting. 

Parlamenti, thotë deputeti gjerman, duhet të funksionojë normalisht në përmbushje të përgjegjësive që ka ndaj qytetarëve që aspirojnë për një të ardhme më të mirë dhe jo të mbetet peng i axhendave personale nga deputetë të caktuar me të shkuar të dyshimtë

*Marre nga Top Channel

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara