Çeçeni/ Persona të armatosur dhunojnë brutalisht gazetaren ruse dhe avokatin e saj! Ia rruajnë kokën, presin gishtat e i shëmtojnë fytyrën

Çeçeni/ Persona të armatosur dhunojnë brutalisht gazetaren ruse dhe avokatin e saj! Ia rruajnë kokën, presin gishtat e i shëmtojnë fytyrën

Gazetarja investigative Elena Milashina

Gazetarja e njohur investigative Elena Milashina është dhunuar brutalisht dhe i janë thyer gishtat nga persona të maskuar teksa udhëtonte për në një gjykatë në republikën ruse të Çeçenisë, thonë kolegët.

Gazetarja e "Novaja Gazeta" është goditur me shkelma së bashku me avokatin Aleksandër Nemov. Personat e armatosur më pas i kanë rruar kokën dhe e kanë mbuluar me një antiseptik të gjelbër dhe i kanë përcjellë mesazhin  “Mos shkruaj më”.

Ajo po udhëtonte me avokatin  Aleksandër Nemov, kur makina e tyre u ndalua ndërsa udhëtonin drejt kryeqytetit, Grozny, për të një gjyq  ku për Zarema Musayeva, e cila u arrestua nga forcat çeçene të sigurisë në janar 2022 në banesën e saj në Rusinë perëndimore. për akuzat e dënuara si të motivuara politikisht.

"Ishte një rrëmbim klasik," tha Yelena Milashina një zyrtari çeçen i të drejtave të njeriut në spitalin në Grozny.

"Ndaluan makinën, nxorrën jashtë shoferin. Më lidhën duart, më detyruan të gjunjëzohesha dhe më vendosën një pistoletë në kokë” tha ajo

Milashina ka marrë kërcënime me vdekje në të kaluarën nga udhëheqësi famëkeq i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

Gjithçka mund të shkonte edhe më keq. Kur gazetarja e "Novaya Gazeta" Anna Politkovskaja u vra në hyrje të shtëpisë së saj në vitin 2006, Natalia Estemirova mori stafetën.

Kur Estemirova u vra gjithashtu tre vjet më vonë, ajo stafetë i kaloi Elena Milashina e cila ka marrë edhe ajo kërcënime me vdekje në të kaluarën nga udhëheqësi famëkeq i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit