Durrës- Një vajzë e mitur ka humbur jetën në QSUT në Tiranë, si pasojë e prekjes nga meningjiti akut.
Burime nga Spitali Rajonal Durrës bëjnë me dije se ditën e djeshme, (14 Dhjetor), është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore 17-vjeçarja me inicialet N.Ç.
Pas diagnostikimit, vajza e re është konstatuar se ishte prekur nga një meningjit akut.
Në këto kushte ajo është dërguar urgjent për në Tiranë, në QSUT për një mjekim më të specializuar, por ka qenë e pamundur mbajtja e saj në jetë, pasi paraditen e sotme ka ndërruar jetë.
Gazetari i Report TV, Artur Korriku, informon se në bazë të protokollit, në të tilla raste, Drejtoria e Shëndetit Publik udhëzon të gjithë personat që kanë asistuar të ndjerën, personel shëndetësor dhe familjarë të vaksinohen me vaksinën përkatëse, pasi është një sëmundje ngjitëse dhe e rrezikshme.
Familjarët e saj dhe personeli mjekësor që ka trajtuar 17 vjeçaren po trajtohen me profilaksi pasi meningiti bakterial është ngjitës.
Çfarë është meningjiti?
Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin.
Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje, dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të humbasë jetën.
Shkaktues të ndezjes së cipës së trurit janë kryesisht viruset. Po ashtu edhe bakteret mund të shkaktojnë meningjitin.
A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Dhjetor, 13:13
Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?
-
Akt kriminal
82.6%
-
Normale
11%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 5059
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
Tiranë/ Arkimandrit Anastasi dorëzohet Episkop i Krujës: Sa herë të thirrem me këtë titull do sjell ndërmend Gjergj Kastriotin
15 Dhjetor, 15:57
-
Ekskluzive/ Të afërmit flasin për jetën e Simakut: E shkatërruar për djalin, shteti shqiptar ta ndihmojë të bashkohen
15 Dhjetor, 11:17
-
Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, Veliaj: Hapim dy muze të rinj në qytet
15 Dhjetor, 10:22
-
Gëzim Kabashi: Me klerikët miq të Durrësit, një shekull më parë
15 Dhjetor, 09:40
-
VIDEOLAJM/ Dhjetori i festave në Tiranë, sheshi 'Skënderbej' i ndriçuar nga dritat
15 Dhjetor, 09:06
-
Tiranë/ 100-vjetori i Legalitetit dhe kthimit të Zogut në pushtet, princ Leka: Nga fundi i '30 Noli ndryshoi mendim! Përplasja mes tyre ka qenë brenda një familje politike
14 Dhjetor, 18:00
-
Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës
14 Dhjetor, 17:43
-
Tiranë/ Konflikt mbrëmjen e djeshme në 'Don Bosko', 40 vjeçari goditi me thikë dy persona, policia po punon për shoqërimin e tij
14 Dhjetor, 16:40
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, 2 të plagosur
14 Dhjetor, 16:15
-
Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26 vjeçari nga Erseka
14 Dhjetor, 12:49