TIRANË - Nëse komisioni i posaçëm hetimor që është ngritur për verifikimin e veprimtarisë se dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçajt, gjen shkelje te institucionit, pjesë e përgjegjësisë duket se do të mbajë dhe presidenti Bujar Nishani i cili mban postin e titullarit të KLD-së. Deputeti Spartak Braho kërkoi dokumentacion shtesë nga KLD mbi rolin e Bujar Nishanit.
Më herët nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Çefa për gati tre orë i është përgjigjur akuzave të deputetëve të mazhorancës ku në fokus të debatit ka qenë koha kur Çefa drejtonte Agjencinë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ligjvënësit e majtë e akuzuan atë se kishte kthyer mijëra hektarë truall te të afërmit e tij në mënyrë abuzive, arsye për të cilën dhe drejtoresha e AKKP-së Sonila Qato e ka paditur në Prokurori. Madje shpesh herë e pyetën numrin 2 të KLD-së nëse duhej të kishte dhënë dorëheqjen për shkak të këtij hetimi.
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkoi përjashtimin nga hetimi i tij të Armando Subashit dhe Spartak Brahos. I pari pasi kishte konflikt interesi për shkak të shkeljeve që kishte bërë në kohën kur ishte anëtar i KLD-së dhe i dyti për deklarate lëshuara në media kundër Çefës.
Çefa po ashtu e ka quajtur këtë Komision antikushtetues dukei kujtuar kryetarit Armando Subashit se në 2006-tën vet Subashi i quante të paligjshme shkarkimin nga Parlamenti të anëtarëve të KLD-së.
Mbledhja e komisionit vijoi për orë të tëra dhe me anëtarin tjetër të KLD-së, Lulzim Lelçaj. Mbi 2 zyrtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë rëndojnë 10 akuza për shpërdorim detyre. Raporti i këtij komision do të bëhet publik ditën e shtunë në orën 08:30 të mëngjesit .
Çefa e Lelçaj në Komisionin Hetimor:"Të shkarkohen Braho e Subashi"
2 anëtarët e KLD-së Çefa e Lelçaj kanë raportuar pasditen e sotme në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për të cilët Parlamenti ka ngritur për shkarkimin e tyre pas kërkesës së 39 deputetëve.
I pari që është pyetur është nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa i cili u shpreh se në kohë që kryetari i këtij Komisioni, Armando Subashi ka qenë anëtar i KLD-së, situata për të cilën ai dhe Lelçaj akuzohen ka qenë shumë keq.
“Kryetari i këtij komisioni të nderuar, z. Armando Subashi ka qenë anëtar për 5 vite i KLD, gjatë kësaj periudhe janë bërë nga KLD shumë emërime e transferime apo edhe promovime gjyqtarësh, përfshi këtu edhe emërime të Drejtuesve të Gjykatave, në fakt me një procedurë aspak transparente dhe të pakrahasushme me procedurën e ndjekur nga KLD aktuale, për të cilën po akuzohemi ne.”- tha Çefa .Fjala e plotë e Çefës në Komisionin Hetimor
Kjo sipas tij përbën një arsye për përjashtimin e Subashit nga ky Komision. Gjithashtu ai ka kërkuar edhe përjashtimin e Spartak Brahos nga ky komision, pasi sipas Çefës nuk plotëson kushtin e paanësisë në gjykimin ndaj tij dhe Lelçajt.
“Për këto arsye, duke pasur bindjen se dy anëtarët e sipërpërmendur të këtij Komisioni Hetimor nuk plotësojnë kushtin e “paanësisë” në gjykimin e tyre ndaj nesh, kusht që është një kërkesë thelbësore e procesit të rregullt ligjor, kërkojmë përjashtimin e tyre nga ky komision hetimor.”
Ndërkohë që Braho ka reaguar duke sqaruar se nuk ka asnjë nen ku mund të kërkohet shkarkimi i anëtarëve të Komisionit Hetimor, duke i rikujtuar Çefës se ai akuzohet nga Prokuroria për falsifikim dokumentash pronash.
“Ligji për Komisionet Hetimore nuk parashikon në asnjë nen përjashtimin e anëtarëve të Komisionit. Kjo lëvizje taktike e Çefës e destinuar të dështojë. Akoma s’kam folur për ju si nën kryetar i KLD, dikur kam folur për pozicionin tuaj si drejtuesi i AKKP.”- shprehet Spartak Braho.
Ndërkohë që deputeti Balla duke ironizuar kërkesën e Çefës shprehet se ndihet i ofenduar pasi nuk ka kërkuar edhe shkarkimin e tij, duke qenë se edhe ai e ka vlerësuar publikisht negativisht punën e tij.
Kërkesa e Çefës është hedhur poshtë edhe nga kryetari i Komisionit Hetimor Armando Subashi i cili e ka cilësuar kërkesën pa referenca ligjore, për këtë arsye ka argumentuar ai nuk ka nevojë që kërkesa të hidhet në votim.
Më tej nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa është shprehur se nuk merret me politikë dhe nuk ka qenë anëtar i ndonjë partie. Gjithashtu ai theksoi se nuk ka marrë pjesë në votimin që është bërë për kreun e Magjistraturës, për Neshat Fanën .
Çefa: Vonesat për emërimet e Magjistratëve edhe me propozim të Ministrit të Drejtësisë
Çefa ka argumentuar para Komisionit Hetimor se vonesat për emërimet e Magjistratëve janë bërë edhe me propozim të Ministrit të Drejtësisë, por po vonohen edhe nga ligji i ri i KLD-së. “Vonesa e emërimit të Magjistratëve u bë dhe nga propozimi i Ministrit të Drejtësisë, Po vonohet dhe nga ligji i ri i KLD-së”- u shpreh Çefa.
Çefa: Për Ina Ramën na dha të drejtë edhe gjykata, duhej të futej në konkurrim.
Sipas Çefës në lidhje me emërimin e ish-Kryeprokurores Ina Rama edhe Gjykata i ka dhënë të drejtë KLD-së pasi ajo duhej më parë të kalonte në konkurrim. Ndërsa deputeti Taulant Balla ka kërkuar nga ana e Çefës se si janë argumentuar emërimet jashtë sistemit, në një kohë kur vetë anëtarët e KLD kanë kërkuar që të kenë përparësi ata që janë brenda sistemit. Gjithashtu ai i ka kërkuar të dijë nëse ka pasur apo jo probleme mes tij dhe Ina Ramës që nuk e kalonin në rendin e ditës.
Çefa i është përgjigjur pyetjeve të Ballës duke theksuar se e vlerëson profesionalisht Ina Ramën dhe nuk ka pasur ndonjëherë mëri personale. Ndërkohë në lidhje me emërimet jashtë sistemit ai shprehet se kanë qenë vetëm 3 gjyqtarë dhe dy prej tyre Magjistratë. Gjithashtu ai ka rrëzuar si jo të vërtetë konstatimin e Ballës se nuk janë paguar gjyqtarët në Lushnjë dhe Kukës duke argumentuar se faji është i Ministrisë së Financave.
Balla: Hetoheni nga Prokuroria, kur ishit në krye të AKKP, Çefa: S’di të ketë hetim ndaj meje
Nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa i pyetur nga Balla në lidhje me hetimin e Prokurorisë në kohën kur ka qenë kryetari i AKKP-s, ka kërkuar nga ana e Komisionit Hetimor të njihet me shkresën e marrë nga Prokuroria, pasi sipas tij ai nuk di që të jetë nën hetim.
Balla: Nisur nga verifikimet që duhet të bëjë Prokuroria, rezulton se ju z.Çefa me veprime e mosveprime në AKKP ke favorizuar të afërmit e tu për 2000 hektarë me vlere rreth 100 milionë euro. A a keni menduar ndonjëherë që kur prokuroria ka filluar procedim penal ndaj jush, të jepni dorëheqjen?
Çefa: E kam te qarte qe kjo situate, por nëse është e mundur të njihem me shkresën që ju keni marrë te Prokuroria, nuk di të ketë hetime ndaj meje.
Balla: Prokuroria e Tiranës më dt. 07.10.2014, informon se AKKP ka depozituar kallëzim penal dhe Prokuroria e ka regjistruar këtë kallëzim penal.
Çefa: Në asnjë fjalë që ju lexuat nuk është emri im, ky fakt i ditur. Unë nuk pashë që shkresa të thotë Elvis Çefa, pasi ajo është regjistruar pa autor. Kallëzimi s’ka të bëjë për vendimmarrje për atë familje. Sipërfaqja e pretenduar e kthyer është e pamundur pasi në Shqipëri nuk ka një sipërfaqe të tillë të lirë. Jam thirrur për hetimet e mëparshme dhe ka rezultuar qe skam patur lidhje. Personi që u hetua asokohe me mua , sot është këshilltar i ministrit Naço.
Çefa: Një Komision anti-kushtetues, nuk justifikon një komision tjetër antikushtetues
Debate gjatë seancës dëgjimore të Komisionit Hetimor ku ka raportuar Elvis Çefa ka pasur edhe mes këtij të fundit dhe Armando Subashit në lidhje me Kushtetutshmërinë e këtij komisioni.
Çefa: Nuk mundet që Parlamenti të hetojë apo të shkarkojë një anëtar të KLD-së .
Subashi: Nëse do të ishit njohur me raportin që çoi në shkarkimin e Kreshnik Spahiut, nuk do mendonit që ky Komision është anti-Kushtetues.
Cefa: Një komision antikushtetues nuk justifikon një komision tjetër anti-Kushtetues. Vetë Subashi kur ishte anëtar i KLD në 2006 i quante të tilla komisione antikushtetues.
Subashi: Rastet janë të ndryshme, në atë rast nuk u ushtrua procedurë kontrolli, por Kuvendi tentoi të ndërpriste mandatin e dy anëtarëve prandaj kam thënë që është anti-kushtetues atëhere . Ndërsa ky rast është tjetër.
Raporton Lelçaj: S’jam njohur me gjetjet e komisionit, i kam marrë vesh nga media
Anëtari tjetër i KLD-së, Lulzim Lelçaj për të cilin bashkë me Elvis Çefën Parlamenti ka ngritur Komisionin Hetimor për shkarkimin e tyre. Ai është shprehur se nuk është njohur me gjetjet e Komisionit Hetimor duke u informuar vetëm përmes mediave. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreu të Komisionit, Armando Subashi i cili theksoi se mund t’i shihte në faqen e Kuvendit.
“Ju mund të hezitoni por këto janë vendimmarrje që krijojnë precedent. Duhet të jemi përgjegjës, na jepni atë që na takon se s’do ishte mirë te na faturoheshin ato që s’na takojnë”- u shpreh Lelçaj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO