Cefa kundër pr'ligjit të ri: Qeveria
po zvogëlon kompetencat e KLD

Cefa kundër pr'ligjit të ri: Qeveria<br />po zvogëlon kompetencat e KLD
TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas miratimit të projektligjit në Komisionin e Ligjeve "Për organizimin dhe funksionimin e KLD" të propozuar nga deputetëte mazhorancës lidhur me nismën e marrë nga qeveria për reformim të sistemi gjyqësor.

Zëvendëskryetari i KLD Elvis Cefa në një letër dërguar Kuvendit, teksa shpreh vullnetin e institucionit të KLD për refomën në sistemin gjyqësor, thekson se projektligji i miratuar nuk sjell asgjë të re në punën e Këshillit, por synon sipas tij të zvogëlojë kompetencat e KLD.

Cefa shton se për këtë projektligj nuk është bërë asnjë konsultim paraprak me KLD, ndërsa shton se kjo është e rëndësishme kur bëhet fjalë për reformimin e një organi kushtetues dhe të pavarur.

PDF - Letra e plote e zevendes kryetarit te KLD Elvis Cefa drejtuar Kuvendit

“Tashmë prej disa javësh nga Ministri i Drejtësisë është hartuar një projektligj i cili synon të ndryshojë disa dispozita në ligjin organik "Për organizimin dhe funksionimin e KLD". Pothuajse i njëjti projektligj, është hartuar edhe nga një grup deputetësh të Kuvëndit të Shqipërisë. Ky projektligj është diskutuar në një nga mbledhjet e fundit plenare të Këshillit. Sipas shumicës së nëtarëve të KLD përgjithësisht ky projektligj nuk sjell asnjë të re në punën e Këshillit, por synon realisht zvogëlimin e kompetencave të tij. Konsultimi, ka qenë dhe duhej të ishte një ndër standardet e vlerësimit të çdo projektligji, pavaresisht nga nismëtari. Një gjë e tillë është sidomos e domosdoshme kur bëhet fjalë për një projektligj të rëndësishëm që bën rregullimin e një organi kushtetues dhe të pavarur.” thuhet në letrën drejtuar Kuvendit.
 
Zëvendëskryetari i KLD vijon më tej duke nënvizuar se lidhur me projektligjin në fjalë nuk ka pasur mendime as nga të organizmat të cilat monitorojnë prej vitesh sistemin e drejtësisë nga  si Komisioni i Venecias, OSBE apo qoftë edhe partnerët ndërkombëtarë, ndryshe nga sa ishte proklamuar dhe garantuar publikisht nga Ministri i Drejtësisë
 
“Shqetësim krijon fakti se, nëse i referohemi parashtrimeve në relacionet përkatëse që shoqërojnë dy projektligjet, rezulton se për këto ndërhyrje nuk ka asnjë rekomandim të organizmave të cilat monitorojnë prej vitesh sistemin e drejtësisë. Nuk ka asnjë vlerësim apo mendim as nga Komisioni i Venecias, as nga organizmat e Këshillit të Europës apo të OSBE-së apo partnerët e tjerë ndërkombëtarë që kanë investuar deri më tani për sistemin gjyqësor në vend, ndryshe nga sa ishte proklamuar dhe garantuar publikisht nga Ministri i Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë nuk dha asnjë përgjigje për këtë fakt pas spjegimeve të kërkuara nga nëtarët e KLD, bazuar në deklarimet e vetë atij.” thuhet më tej në letër.

Në këtë kuadër, Elvis Cefa shprehet se nuk janë marrë parasysh as rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë sai përket liberalizimit të ekskluzivitetit të Ministrit të Drejtësisë në kërkesat për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve, për krijimin e komisioneve të përhershme në Këshill.
 
Cefa vijon më tej duke shtuar se sipas KLD, ndryshimet që vijnë me projekligjin e ri, janë në kundërshtim me raportin e fundit të GRECO, ku sipas zëvendëskryetarit kërkohet sigurimi në ligj i mbrojtjes kundër ndërhyrjeve arbitrare në administrimin e drejtësisë.
 
“Në mendimin e Këshillit, Këto ndryshime vijnë në kundërshtim edhe me raportin e fundit të GRECO dhe rekomandimet e tij, por jo vetëm. Në këto rekomandime kërkohet sigurimi në ligj i mbrojtjes kundër ndërhyrjeve arbitrare në administrimin e drejtësisë. GRECO ka kërkuar të bëhen ndryshime në këtë ligj konkretisht lidhur me të drejtën e Ministrit të Drejtësisë për të shqyrtuar funksionimin e shërbimeve gjyqësore e administrimit gjyqësor, siç parashikohet në nenin 31 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, duke zgjeruar rrethin e subjekteve që do të kenë të drejtën për të filluar apo për të kërkuar procedura disiplinore ndaj gjyqtarëve.” vijon më tej letra.
 
Cefa argumenton më tej se projektligji për KLD ka shkelje të rënda Kushtetuese mes të cilave heqaj e së drejtës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë mandatin e anëtarit të KLD të zgjedhur rishtas.

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u miratua projektligji për disa ndryshime "Në organizimin dhe funksionimin e KLD" vetëm me votat e mazhorancës pasi nga ana e opozitës ishte prezent vetëm Nard Ndoka. Shqiptarja.com ka siguruar projektligjin e firmosur dhe të propozuar nga deputetët e mzhorancës, i cili më pas u miratua. Ky projekligj vjen në kuadër të nismës së qeverisë për të reformuar sistemin e drejtësisë.

shkresa
(Në foto: Projektligji për KLD, propozuar nga deputetët e mazhorancës dhe miratuar sot në Komisionin e Ligjeve)


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër