VATIKAN - Vatikani ka marrë një dhuratë speciale nga Republika Çeke, e cila tregon devotshmërinë e popullit çek: 2014 shishe birre të bekuara nga monsinjor Frantishek Radkovsky, peshkopi i Pilsenit - vendit ku prodhohet birra.

Përfaqësia në Vatikan e ka marrë dhuratën nga duart e ambasadorit të Republikës çeke pranë selisë së shenjtë, Pavel Vosalik dhe gjatë meshës së përgjithshme të 23 Prillit, Paolo Lanzarotti i ka dhuruar Atit të Shenjtë edhe një gotë kristali nga Bohemia.

Birra e destinuar për Papën ishte bekuar nga Peshkopi i Pilsenit, imzot Frantishek Radkovsky në mesin e muajit mars. Kush e di nëse Papa Françesku, përveçse me mate, do të ngrejë dolli edhe me këtë “bionde” të bekuar.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)