Çekia e para në Europë/ Ka rritjen më të shpejtë të rasteve Covid

Çekia e para në Europë/ Ka rritjen më të shpejtë të rasteve Covid

Republika Çeke raportoi sot për një rekord të ri rastesh Covid të regjistruara brenda një dite.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan për 4,457 raste të reja, të regjistruara të martën.

Shifra e tejkalon rekordin e mëparshëm prej 3794 rastesh dhe e çon në 90,022 numrin e përgjithshëm të të infektuarve qysh në muajin mars.

Shifra totale paraqet rritje për katërfish që nga 25 gushti. Në këtë periudhë, shtrimet në spital janë dhjetëfishuar. Numri i përgjithshëm i viktimave është 794.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, rritja e numrit të rasteve në Çeki është më e shpejta në Europë.

Gjatë dy javëve të fundit, Çekia ka raportuar 3268 raste në 100,000 banorë, duke e tejkaluar për herë të parë Spanjën, me 3024 raste në 100,000 banorë.

Qeveria çeke, si të tjerat në Evropë, po përpiqet të frenojë rritjen e infeksioneve, që është më e madhe se në mars dhe në prill.

Nga 5 tetori, ky vend ka rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme, duke kufizuar tubimet e njerëzve në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, duke ndaluar pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, duke mbyllur shkollat e mesme dhe duke kërkuar nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.

Çekia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në mars, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, dhe e ka hequr atë dy muaj më vonë.


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 31 viktima dhe 3678 raste të reja! Bota tejkalon 36 milionë të prekur nga Covid


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar