Kryeministri Edi Rama, përmes një “Instastory”, ka publikuar 100 arritjet e qeverisë në mandatin e dytë.
Teksa jemi 60 ditë larg nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Rama ka publikuar, në formën e një kuici, duke shtruar pyetjen se sa fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes gjatë vitit 2019-2020.
Përgjigjen e ka dhënë kryeministri duke theksuar se bonusin e kanë përfituar plotë 72.183 bebe me një financim prej 5 mld lekësh.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.
"S'ka kohë për pushim", shkruan Rama në fund.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)