
Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela ka inkurajuar prokurorët që të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë ndërsa theksoi se problemet shqetësuese mbeten pastrimi i parave dhe abuzimi i pronave.
Gjatë mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve, Çela u shpreh se goditja e aseteve me origjinë nga krimi mbetet prioritet i Prokurorisë së Përgjithshme. Gjithashtu kritikoi prokurorinë duke thënë se s'duhet të ketë më dosje të harruara.
“Lufta ndaj pastrimit të produkteve të veprës penale dhe goditja e aseteve me origjinë nga krimi mbeten prioriteti ynë. Mbeten shumë shqetësuese rastet e abuzimeve me pronat, sidomos me ato në bregdet. Hetimet e nisura duhet të vazhdojnë e të thellohen për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të çdo shkelësi të ligjit. Ndërhyrjet në regjistrat e kadastrës për të cilat ka pasur disa denoncime publike janë tronditëse pasi përveç pasojave që mund të kenë shkaktuar, dëmtojnë thellësisht besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për mbajtjen dhe sigurimin e tyre. Hetimet kanë disa muaj që kanë nisur dhe publiku pret përgjigje të qarta për dëmin dhe autorët. Nuk mund të vazhdohet më me hetime të bujshme që i mbulon pluhuri i harresës. Duhet të dalin përgjegjësit në të gjitha nivelet, kushdo qofshin ata, dhe rezultatet duhet t’i bëhen të ditura publikut.
Konstatoj se mbetet shumë për t’u bërë në drejtim të rritjes së performancës së policisë gjyqësore. Sistemi i ri i raportimit të veprimeve hetimore i miratuar para pak ditësh synon një mbikqyrje më të mirë të drejtuesve mbi punën e tyre”, deklaroi ndër të tjera kryeprokurori Olsian Çela.
Lajmi kryesor:
Arben Kraja: Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO kanë pasur presione dhe kërcënime
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3055
Lajme të tjera
-
U arrestua nga SPAK për abuzim me tenderin 322 mln lekë, Rama shkarkon nga detyra kreun e Bashkisë Bulqizë Lefter Alla
24 Mars, 13:34
-
Ahmetaj nën hetim, pas kontrollit SPAK sekuestro preventive vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas së deputetit! Bllokohen fatura dhe sende personale
24 Mars, 09:36
-
Hetimet për privatizimin e pronave ushtarake, Meçollari paraqitet sërish në SPAK (VIDEO)
23 Mars, 09:42
-
SPAK luan me kujdes, por me këmbëngulje
23 Mars, 09:30
-
EKSKLUZIVE/ Lefter Alla dhe i afërmi i tij që mori tenderin u larguan me ‘Range Rover’ dhe u ngujuan në një tunel të ushtrisë! Dosja, si u vëzhguan nga SPAK
22 Mars, 17:32
-
Ahmetaj nën hetim për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme! SPAK merr në pyetje ish gruan dhe persona të tjerë
21 Mars, 11:55
-
DASH: Shqipëria probleme me korrupsionin dhe pavarësinë e gjyqësorit e medias! Në 2022-shin progres me punën e SPAK dhe shërbimet dixhitale, por duhet më shumë
20 Mars, 17:21
-
Arrestohet ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, merrte ryshfet për t'u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave! Nën hetim edhe 9 të tjerë, 1 në kërkim
20 Mars, 13:53
-
Deputetë e ministra të majtë, me pranga 'të djathta'?!
19 Mars, 19:21
-
Shkelja me tenderin 322 mln leke, në burg kryebashkiaku i Bulqizës dhe 9 të tjerë! U përgjua në biseda me mikun biznesmen! SPAK harroi të arrestojë njerin prej të akuzuarve
18 Mars, 11:19
-
SPAK ia kaloi si kompetencë Prokurorisë dosjen e 21 janarit, familjarët e 4 të vrarëve e ankimojnë në GJKKO
17 Mars, 11:37
-
Skandali i financimit nga paratë ruse/ 'EU Reporter': Kryemadhi pronare e llogarisë në Zvicër! Të dhënat i solli një burim anonim, do i dërgojë dhe në SPAK
17 Mars, 10:41