“Çelësi i të sotmes”, artisti shqiptar Alfred Mirashi vendos veprën monumentale në qendër të sheshit 700 vjeçar të Napolit: T’i hapim dyert e kulturave dhe komunikimit

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka, ishte artisti Alfred Mirashi, i cili ka vendosur në datën 30 Mars në qendër të Napolit, një skulpturë monumentale.

”Skulptura ka formën e një çelësi dhe quhet “Çelësi i të sotmes”, një vepër që intrigon një komunikim artistik që synon t’i japë zë heshtjes së diktuar nga skepticizmi dhe mëdyshja.

“Është zgjedhur çelësi, pasi falë tij hapen dyert e kulturave dhe qytetërimeve” tha Alfredi në fillim të intervistës.

Skulptura gjigande është vendosur në qëndrën 700 vjecare të  “Piazza Mercato”, në Napoli dhe ka tërhequr shumë vëmendjen e ndjekësve të artit dhe të Kryetarit të Bashkisë së Napolit. Ky shesh njihet si epiqendra e shumë ngjarjeve historike e sociale të qytetit.

”Kam ndenjur disa ditë pa gjumë, pasi kisha merakun që të montohej në kohë çdo gjë, por falë Zotit ia dolëm” shtoi më pas Alfredi.

“Çelësi i të sotmes” do të qëndrojë në Napoli për 3 muaj  dhe qyteti do të mbahet mend gjithmonë si selia inauguruese e Key-t. Inaugurimi ishte një rast madhështor, me ngjarje muzikore dhe të pranishëm ishin qytetarë italiane dhe turistë të huaj.

“Ditën e përurimit ishte mbledhur gjithë qyteti i Napolit dhe njerëzit ishin shumë të entuziasmuar” theksoi artisti.

Ndërsa Piazza Mercato u shndërrua në qendrën e ngjarjeve artistike në Italinë e shenjtorëve të magjisë së krijimit, pakkush mendonte se pas gjithë kësaj madhështie në sheshin legjendar të Napolit qëndronte një shqiptar.

“Padyshim që Italia ka artistë të jashtëzakonshëm, pati pikëpyetje dhe xhelozi nga qytetarët që pse një shqiptar merr të drejtën me taksat tona të realizojë një vepër të tillë nga Bashkia. Por ky projekt ishte bashkëpunim me një kompani amerikane dhe tërësisht impenjimi im personal” – theksoi Alfredi. 

Çdo ide e mendim që përcjell “Çelësi i së sotmes” është një mesazh që arti mund të përçojë për të depërtuar në zemrat e gjithsecilit.

Artisti u shpreh se nuk do të mjaftohet vetëm me Italinë, pasi kjo vepër monumentale është pjesë e projektit, “Çelësat e unitetit”, i cili në bashkëpunim me Jean Wolfe nga Los Angeles, do të synojë Amerikën dhe Botën.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre