Një punë pasionante prej më shumë se 15 vitesh në fushën e Faunës, është përmbledhur në një koleksion të rrallë të studiuesit Altin Hila që vjen për herë të parë në një ekspozitë në Parkun Kombëtar të Divjakës .
Mbi 500 specie fluturash shumëngjyrëshe, insektesh dhe molusqe të bregdetit e lagunës të grumbulluara në këto 15 vite prej studiuesit të apasionuar u ekspozuan për publikun dhe studjuesit mbrëmjen e së entjes.
Studiuesi Altin Hila thotë që koleksioni i tij do vazhdojë të pasurohet dhe se qëllimi i kësaj ekspozite është të mbrohet bota e faunës.
“Është një koleksion me një shumëllojshmëri speciesh të Divjakës duke filluar kryesisht para 15 vitesh me molusqet dhe guackat e detit dhe duke vazhduar më vonë me fluturat dhe insektet. E veçanta është është ky lloj koleksioni nuk është bërë më përpara në Shqipëri dhe kjo e bën të veçantë", thotë studiuesi koleksionist Altin Hila.
Veç qytetarëve në ekspozitë morën pjesë edhe biologe studiues nga vendi yne dhe nga Kosova të cilët e vlerësuan punën e Hilës, që veç studentëve te biologjisë dhe endomologjise do ti shërbejë edhe turizmit specifik për vizitorët e apasionuar në këtë fushë.
“Mendoj se këto koleksione paraqiten një pjesë të diversitetit të fluturave dhe ka dhe nevoja të tjera që në të ardhmen Altini duhet t’i përgatisë dhe të na i sjellë këtu”, thotë epidemiologia Fahrie Zhuzhi Etemi.
“Ekspozimi do ta quaja shumë artistik. Ky ekspozim artistik ka vlerë edhe në drejtim të turizmit sepse ai që vjen e viziton kërkon cilësi dhe shumëllojshmërinë e gjallesave”, shton biologu Ristan Lala.
Ekspozita e rrallë në llojin e vet e Koleksionit të fluturave do të qëndrojë e hapur për publikun e interesuar përgjatë gjithë sezonit turistik.