Muzeu Etnografik i Elbasanit ka çelur ekspozitën tematike “Elbasani në Shekullin XX”. Përmes fotografive te vjetra, rikthehen në kujtesë ndërtesa dhe elementë të trashëgimisë që sot nuk ekzistojnë më.
Ekspozita gjendet në oborrin e Muzeut Etnografik, një nga godinat më përfaqësuese të trashëgimisë kulturore të Elbasanit.
Përpos koleksionit të fotove, vizitorët mund të gjejnë veshje tradicionale dhe objekte muzeale. Disa prej tyre ekspozohen për herë të parë.
Ekspozita do qëndrojë e hapur disa ditë dhe synon të rikthejë në vëmendje traditat, zakonet dhe identitetin e Elbasanit, duke i afruar ato edhe me brezat e rinj.
Komente











