Rikthehet në Gjirokastër pas 8 vitesh Festivali Folklorik Kombëtar me pjesëmarrjen e 1200 artistëve nga mbarë vendi.

Ata do të perfomojnë për një javë në skenën e ngritur ne kalanë e qytetit të gurtë.

Nata e pare ngjiti ne skene artiste te ansambleve nga Kukësi, Berati dhe Maqedonia e Veriut.

Muzike, valle e veshje autentike u pasqyruan që në natën e parë të çeljes së këtij eventi. Artistët pjesëmarrës janë shprehur tepër të emocionuar për festivalin që rikthehet pas një ndërprerje disavjeçare. Ata thane se tradita duhet te ruhet e trashëgohet nder breza.

Ne natën e parë të festivalit i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama se bashku me familjen e tij.

Krahas festivalit një vëmendje ju është kushtuar edhe artizaneve te cilët janë vendosur ne hyrje te kalasë së Gjirokastrës ku kane ekspozuar punimet e tyre.