1500 aktivistë të LRI nga e gjithë Shqipëria i janë bashkuar kampingut të Jalës që tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme.

Figura të rëndësishme të së majtës evropiane i janë bashkuar kampit veror të organizuar nga LRI në Jalë.
 
Në aktivitet marrin pjesë deputeti i partisë social demokrate të Suedisë Adnan Dibrani, deputeti i partisë socialistë të Portugalisë Joao Torres dhe Ivan Gonçalves.

Gjithashtu kampingut të të rinjve të LSI në Jalë i bashkohen edhe delegacione me politikanë të rinj të së majtës nga Danimarka, Gjermania, Italia, Portugalia, dhe rajoni i Ballkanit.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com