TIRANE - Të gjitha të dhënat e institucioneve qeveritare do të jenë të hapura për publikun edhe në rrjetin social “Facebook”, nëpërmjet një aplikacioni të veçantë. Nisma është ndërmarrë nga Ministria e Inovacionit, dhe është prezantuar nga kreu i këtij dikasteri Milena Harito, gjatë një takimi me informaticienët e rinj në Qytetin Studenti.
Ministrja e Inovacionit ka prezantuar edhe një projekt tjetër të madh atë të krijimit të Agjencisë e Informacionit Gjeohapësinor, e cila do të mbledhë në një sistem të vetëm të dhëna të ndryshme ortografike, ato të spitaleve, të qendrave shëndetësore, universiteteve, duke i bërë të aksesueshme dhe përdorshme për publikun e gjerë.
Në fjalën e saj Harito tha se për krijimin e një aplikacioni të tillë në Facebook do të hapet një konkurs i quajtur ‘COD’ ndërsa do të shpërndahen edhe çmime për fituesit. Qëllimi i këtij projekti sipas Haritos është që të dhënat mbi punën e qeverisë të jenë të aksesueshme nga të gjithë për të informuar publikun e gjerë mbi punën e qeverisë. Harito nënvizoi se përgjatë datave 10-16 do të zhvillohet Java e Inovacionit në të gjithë Shqipërinë.
Në datat 10 deri16 maj do të zhvillohet në të gjithë Shqipëinë ‘Java e Inovacionit’. Gjatë kësaj jave do të hapet një konkurs për të krijuar një aplikacion në Facebook, dhe në varësi të përzgjedhjes së fituesve do të ketë disa çmime që do të jepen në këtë javë. Qëllimi i këtij aplikacioni është për përdorimin e të dhënave qeveritare, të cilat përdoren pak dhe aksesimin e tyre nga të gjithë. Shpesh herë ne kemi tentendencë të flasim me fantazi dhe jo shumë nga ne flasin me fakte dhe për të krijuar besim tek njëri tjetri, kush mund ta bëjë më mirë se ne të shkencave ekzakte. Ky është edhe qëllimi i konkursit ‘COD’, pra të përdoren të dhënat qeveritare që njerëzit të arsyetojnë mbi gjendjen e qeverisë dhe këto të dhëna të përdoren nga të gjithë.
Në konferencën me temë “Open Source Albania” ishte i pranishëm edhe Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj, i cili përshëndeti një nismë të tillë të qeverisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com