Çelet në Jalë Akademia Politike
Verore me 500 të rinjtë e FRESSH 

Çelet në Jalë Akademia Politike<br />Verore me 500 të rinjtë e FRESSH 
Është çelur sot në Jalë kampi veror i të rinjve të FRESSH. Në të marrin pjesë mbi 500 të rinj nga e gjithë Shqipëria. 285 prej tyre janë garuesit e fazës së dytë të FRESSH Voice, ndërsa pjesa tjetër janë aktivistë të forumit.

Pas fazës së parë që konsistonte në garën online, e cila kishte një pjesëmarrje të  jashtëzakonshme,  FRESSH është mbledhur tanimë për të zhvilluar akademinë politike verore.

Në fjalën përshëndetëse Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, theksoi se "Partia Socialiste është forca e të rinjve. Kryeministri Rama dhe Qeveria e majtë nuk i kanë tradhëtuar kurrë interesat e brezave të ardhshëm, duke i konsideruar si pasuria më e madhe e vendit". Më tej Spiropalli shtoi se "FRESSH është forumi që ka bërë histori, e ndaj duhet të jeni krenarë që i keni dhënë frymën tuaj këtij forumi progresist."

Duke ju përgjigjur skeptikëve të aktivizmit politik Elisa Spiropali kishte një mesazh "Mos i dëgjoni skeptikët, ndryshimin e sjellin vetëm ata punojnë."

Në mbyllje të fjalës e saj Spiropali u shpreh besimplotë se: "Do punojmë, do argëtogemi dhe do fitojmë së bashku betejën e 2017 për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër".

Ndërkohë i ftuari i ditës së parë në Akademinë politike verore ishte lektori Mentor Nazarko. Ai foli para të rinjve të FRESSH për politikën në Ballkan si edhe pozicionin e Shqipërisë në të. Nazarko vuri theksin në rolin konstruktiv të Shqipërisë në politikën rajonale, duke veçuar angazhimin konkret të kryeministrit Rama.

Fundgushti për të rinjtë  e FRESSH do jetë intensiv me të ftuar të shumtë, ku pritet të bashkohet edhe Kryeministri, njëherësh Kryetari i PS,  Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti Pandeli Majko etj.
 
Të rinjtë ë FRESSH do e mbyllin akademinë verore në datën 1 shtator, nga ku do fillojë faza e fundit për zgjedhjen me "një anëtar një votë" të kryetarit të FRESSH.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran