TIRANE- Ka çelur siparin “Panairi i kulinarisë Neranxi 2014″, që synon të promovojë shijen më cilësore dhe garancinë maksimale për çdo produkt të saj. Në inagurimin e panairit profesional të pranverës, ku marrin pjesë mjeshtra kuzhine e njohës të mirë të kulinarisë nga mbarë bota, presidenti i kompanisë, Nikollaq Neranxi, është shprehur se sekreti qëndron në përzgjedhjen me kujdes të çdo produkti që mban firmën “Neranxi”.
Shefat e kuzhinës të ardhur nga Greqia e Jerusalemi e kanë cilësuar këtë festival kulinarie si vendin ideal për të dhënë një mesazh paqeje. Nuk kanë munguar në stendat e këtij panairi, i cili do të qëndrojë i hapur për dy ditë, as të rinjtë e shkollës profesionale shqiptare.
Për presidentin e kompanisë “Neranxi”, puna me përkushtim për të shpërblyer besimin e konsumatorëve ndaj shijes dhe produkteve “Neranxi”, është motoja që i ka udhëhequr në këtë rrugëtim 23-vjeçar.
“Neranxi” sot është lider ns tregun shqiptar në importin e lëndëve të para për pastiçeri, xhelateri, prodhime brumi, erëza dhe fruta të thata, duke pushtuar 80% të tregut dhe me shtrirje gjithnjë e më të madhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com