Çelet në Vlorë ekspozita 'Vende dhe ngjyra'/ Piktori: Paraqiten imazhe nga veriu në jug

VLORË- Është çelur mbrëmjen e premte Ekspozita "Vende dhe ngjyra" e piktorit vlonjat Edi Kojani në hollin e Teatrit "Petro Marko" të qytetit të Vlorës. Të pranishëm ishin njerëz të kulturës, artdashës e miq të piktorit Kojani, i cili në fjalën e tij u shpreh se kjo ekspozitë është një promovim për Shqipërinë pasi në të paraqiten imazhe që nga Valbona në Tropojë, deri tek Syri i Kaltër në Sarandë.

"Kisha punë të ndryshme nga udhëtimet e mia. Nga momentet të ndryshme të krijimtarisë. Në një moment të caktuar pash se mund të bëhej një ekspozitë e tillë. Mu desh shumë pak që të plotësoja disa gjëra për të ardhur me një ekspozitë të tillë. Ngjyrat meqë kemi të bëjmë vende të ndryshme, kolore të tjera dhe  normale që ato vijnë me një tingull ndryshe", u shpreh Kojani.

Ekspozita është vlerësuar nga mjaft të pranishëm. Sipas tyre ajo është realiste, është përditshmëria, me emocionet, kujtimet, mallin për të shkuarën dhe nostalgjinë për ato që mungojnë.             

Ekspozita me 30 punime në vaj, do të qëndrojë për disa ditë e hapur për artdashësit vlonjatë. Piktori Edi Kojani është një personalitet artistik tashmë i formuar e i njohur jo vetëm në Vlorë. Ai është autor i 15 ekspozitave personale e pjesëmarrës në rreth 70 ekspozita kolektive, në tre Bienale Ndërkombëtare, dy prej të cilëve në Tiranë dhe një në Indi si dhe i vlerësuar me disa çmime në Shqipëri, Kosovë dhe Itali.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë