Nesër do të mbërrijë në një vizitë zyrtare në Tiranë komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn. Në axhendë është parashikuar një takim me Presidentin Meta dhe kryeministrin Edi Rama, që do të pasohet në orën 15:00 nga një konferencë për mediat. Hahn ndryshe nga vizita në Shkup, në Tiranë nuk ka në plan për të takuar përfaqësuesit e opozitës.
Vizita e zyrtarit të lartë të Brukselit vjen pas vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor të 2019. Ndërsa eurokomisioneri do të çelë zyrtarisht punën përgatitore, apo siç dhe njihet procesi “screening”.
Komento