Çelet Qendra e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rama: Brenda 2030 eksporte ushtarake 'Made in Albania'

Qendra e re e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka çelur sot dyer duke shënuar hapjen e një epokë të re të zhvillimit teknologjik dhe modernizimit në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kjo qendër, e cila u inaugurua sot i bashkëngjitet Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, një tjetër projekt madhor për mbrojtjen në botën digjitale, me një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit, e ngritur falë mbështetjes së SHBA-ve.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot mjediset e reja të Qendrës, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe drejtues të lartë të Forcave të Armatosura. 

“Hap një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, si edhe krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat”, shprehet Rama.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e çeljes së qendrës, Rama më tej tha se do të shërbejë si vatër të nxitjes e zhvillimit teknologjik.

“ Kjo qendër të cilës i bashkohet edhe agjencia e re e inovacionit dhe ekselencës për të pasur forcë të brendshme lëvizëse në çdo dikaster qendror e ministri është një bërthamë që premton shumë. Janë pikërisht vajzat dhe djemtë që sot takuam por është gjenerata e tyre që edhe në Shqipëri ka plot talente të cilave i referohet përtej kufijve të perimetrit të forcave të armatosura. Qëllimi është që forcat tona të armatosura ushtria jonë sistemi ynë i mbrojtjes të bëhet një vatër e nxitjes së zhvillimit të teknologjisë. Pagat do rriten përsëri”, tha Rama.

I bindur kreu i qeverisë tha se falë teknologjisë së lartë dhe "gjithë përmbysjes epokale të historisë njerëzore përmes teknologjisë dixhitale, inovacioni është bekim për një vend si i yni që vjen nga një prapambetje e thellë dhe duhet të bëjë çmos për të fituar kohën e humbur".

"Sot po përpiqemi të nxisim inovacionin, të fusim teknologjinë dhe të transformojmë procese dhe të ndryshojmë një trashëgimi shumë të rëndë në aspektin institucional të këtij vendi”, shtoi Rama.

“Kjo qendër të cilës i bashkohet edhe Agjencia e re e Inovacionit dhe Ekselencës që ne kemi krijuar pikërisht për të pasur një forcë të brendshme lëvizëse në çdo dikaster qendror apo ministri është një bërthamë që premton shumë. Në Shqipëri ka plot talente të cilave kjo qendër i referohet përtej kufijve të perimetrit të FA-së”, tha ai.

Kryeministri Rama, tha se ajo nuk është vetëm në funksion të modernizimit të qeverisjes, por edhe sektorit privat. Ovjektivi është ambicioz, eksporte ushtarake brenda vitit 2030.

"Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 ne të kemi edhe eksporte ushtarake të markës “Made in Albania"

Investimet dhe bashkëpunimin me privatin në ushtri, Kryeministri Rama e sheh si një epokë tjetër, për të cilën nuk e fsheh krenarinë për kohën që sipas tij e solli Qeveri që ai drejton..

“Shteti do të jetë partner, ortak, aksioner. Nga të gjithë këto procese zhvillimesh ekonomike shteti do të marrë pjesën e tij. Kjo është si rezultat i kohës që ne e kemi sjellë ne”

Kjo qendër krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat. Nëpërmjet Qendrës së re të Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, synohet ndër të tjera të forcohen  kapacitetet kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes zbatimit të projekteve inovative dhe integrimit të teknologjive të avancuara, si dhe të nxitet zhvillimi i një ekosistemi të inovacionit në siguri dhe mbrojtje. Po ashtu do të ketë si përgjegjësi zhvillimin e iniciativave dhe projekteve inovative me rëndësi strategjike për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, sipas projekteve të përbashkëta dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me persona fizikë e juridikë, publikë ose privatë, si dhe partnerë të ndryshëm për zhvillim, vendës dhe ndërkombëtarë të kësaj fushe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Dronët Bayraktar, Rama: Supervizim të pagabueshëm në territor për mbetjet, ujërat, ndërtimet pa leje

1712161414_rama.jpg

Gjatë aktivitetit të organizuar me rasti e çeljes së Qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes Kryeministri Edi Rama u ndal  edhe tek dronët Bayraktar me të cilët është pajisur Forca Ajrore.

"Ne do të mund t’i bëjmë, më në fund, pa njerëz në terren, por me sy nga lart falë dronëve Bayyraktar”.

“Falë koordinimit që po bën Ministria e Mbrojtjes dhe disponimit të Shtabit të Përgjithshëm, ku institucionet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me inspektimet më të rëndësishme në territor janë vënë në kontakt dhe po përgatisin protokollet e punës do të kemi supervizim të vazhdueshëm dhe të pagabueshëm për territorin në aspektin e mbetjeve, në aspektin e ujërave, në aspektin e tokës bujqësore, të parcelave të punuara, të parcelave të papunuara, në aspektin e ndërtimeve, në aspektin për ligjin në ndërtim dhe ndërtimet pa leje dhe kështu një tjetër pjesë e llumit të korrupsionit, që është produkt i shkallës së modernizimit, do të largohet nga jeta e përditshme institucionale dhe nga jeta e përditshme ekonomike dhe sociale e vendit, siç është larguar një pjesë e madhe e atij llumi falë gjithë shërbimeve që prej disa vitesh ofrohen sot online përmes portalit “e-Albania””, u shpreh Kryeministri Rama.

Ora 17:52
Çelja e Qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, Peleshi: Pjesë e rrjetit të qendrave të ekselencës së NATO-s

1712159849_hhhhhh.JPG

Gjatë ceremonisë së hapjes së Qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi këtë si një hapje të një faqeje të re në Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

“Është një faqe modernizimi , është një kalim në një fazë të re të zhvillimit të Shqipërisë që po i bashkohemi edhe ne. Është mishërim i vizionit të Kryeministrit Rama për futjen  e zhvillimeve në Shqipëri në lëvizjen për inovacion”, u shpreh ministri Peleshi.

Sipas ministrit Pekeshi, “Një vend me zhvillim si Shqipëria ka nevojë për të kapërcyer dhe për të rritur ritmin me ndihmën e teknologjive të reja, me ndihmën e fuqisë intelektuale të kombit shqiptar. Ndaj ne sot jemi krenarë që i bashkohemi kësaj lëvizje dhe premtojmë që shumë shpejt do të japim produkett e para inovative që do të jenë edhe model frymëzues besoj për të rinjtë shqiptarë që na janë bashkuar në Forcat e Armatosura, por edhe për të rinjtë e tjetër që të kuptojnë që e ardhmja mund të ndërtohet këtu”. Ministri i Mbrojtjes tha se kjo qendër është pjesë e rrjetit të qendrave të ekselencës së NATO-s, duke qenë se Shqipëria është vend anëtar. “Qendrat e ekselencës së NATO-s, si anëtarë të Aleancës janë qendrat tona të ekselencës. Jemi pjesë e një network-u, që ndërveprojmë, rrisim kapacitetet tona të trajnimit, jemi në konkakt me të rejat e fundit të Inteligjencës Artificiale, teknologjive të reja, të cilat kanë për qëllim të na ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve tona të sigurisë dhe mbrojtjes, të ndërtojmë më shumë fuqi mbrojtëse me më pak burime”, u shpreh Ministri Peleshi.

Sipas ministrit Peleshi, në këtë qendër trajnohet modeli shqiptar i Inteligjencës Artificiale, duke përdorur dy teknologjitë; dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 dhe flotiljen e dronëve Bayraktar, imazhet e të cilëve analizohen sipas interesave të sektorëve.

Ora 16:17
Rama: Pagat e Forcave të Armatosura do rriten çdo vit, motivim financiar edhe për studentët e Akademisë së Mbrojtjes

Pagat për Forcat e Armatosura do të rriten çdo vit, tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë e Mbrojtjes.

“Për herë të parë në trendin historik pagat e Forcave tona të Armatosura rriten çdo vit, sikundër e kemi premtuar dhe do të rriten përsëri këtë vit në mënyrë përsëri të ndjeshme, sepse qëllimi ynë nuk është thjeshtë, dhe kjo është një pjesë e tij pa diskutim që ne të kemi një trupë ushtarake të financuar dhe të paguar individualisht për çdo efektiv të saj në mesataren e vendeve NATO-s, gjë që jemi duke e synuar çdo vit dhe praktikisht sot, ndryshe nga jo shumë vite më parë, ne kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit”, u shpreh Rama.

Kjo, vijoi Rama, është një mbështetje për atë që duam të kemi nesër.

“Dhe patjetër që duke parë këtë bërthamë kaq premtuese, vjen natyrshëm edhe nevoja për të rritur motivimin financiar të studentëve të Akademisë së Mbrojtjes, për të rritur motivimin financiar të nxënësve që e shikojnë mundësinë e një perspektivë në Forcat tona të Armatosura, dhe për më tepër për të gjithë ata studentë, qofshin në sistemin e mbrojtës, apo qofshin në sistemin e përgjithshëm universitar, që kanë diçka për t’i dhënë këtij vendi në këtë aspekt dhe që do t’i referohen kësaj qendre inovacioni së bashku me Agjencinë e Inovacionit të Ekselencës që do të jetë pranë saj, ne natyrshëm duhet të marrim masat tona edhe për motivimin  financiar të tyre dhe nëse për ushtrinë në tërësi ky është një  investim, për çka ushtria i garanton vendit në të përditshmen e vet për këtë pjesë të sistemit që ka të bëjë me inovacionin, ky është një investim, i cili do të mjaftonte një nga shumë e shumë  përpjekjet që do të bëhen këtu për të pasur një sukses përtej kufijve të Shqipërisë për të mbuluar të gjithë shpenzimet tona”, u shpreh Kryeministri.

“E them këtë jo për të qeshur, por për të buzëqeshur dhe nga ana tjetër unë e di që ministri nuk është nga Gjirokastra, është nga Korça, por nuk është se janë shumë larg me njëra-tjetrën Korça me Gjirokastrën kur vjen puna te nikoqirllëku në raport me financat dhe patjetër që do ta sigurojë anën e ministrisë dhe të shtetit që të gjithë ata që do të marrin këto motivimet financiare të jenë në një kontratë që në rast të një suksesi të pritshëm dhe të befasishëm të mos largohen duke i marrë të gjitha për vete”, përfundoi Rama.

Ora 16:06
Rama: Ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës 'Made in Albania', ushtria jonë do pajiset me mjete të prodhuara vetë

 

Gjatë fjalës së tij në Qendrën e re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes kryeministri Edi Rama tha se po përgatisin një platformë të re të zhvillimit të industrisë ushtarake.

“Po përgatisim platformën e re të zhvillimit të industrisë ushtarake. Një platformë që sot është koha për ta përfshirë në të gjithë trupin legjislativ të republikës së Shqipërisë dhe pastaj mbi të për të nisur një valë investimesh në industrinë e mbrojtjes”.

Kreu i qeverisë theksoi ambicien që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës made in Albania.

“Ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës made in Albania. Ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës made in Albania. Jemi vend i vogël por kemi aleatë të mëdhenj", tha Rama.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mesi: 04/04/2024 07:28

    Fabrikat ultra moderne te prodhimit te armatimit Made In Pellasgia do monitorohen 24 ore ne dite nga Satelitet Albania 1 dhe 2.

    Përgjigju
  • Fshati: 04/04/2024 06:54

    Mashallah, tani nuk prodhojmë as lopata, në 2030 do të eksportojmë pajisje moderne për mbarë botën. Dikur kemi qenë fanar i vetëm ndriçues për mbarë botën dhe vazhdojmë me të njëjtin drejtim.

    Përgjigju
  • Ish Ush: 04/04/2024 00:05

    Limo njeher nga pergjegjsia at 4 mij vet qe te kan dhen dorheqjen ,pasta nxiri ne parad Oficeret te formuar me 6 muaj kurse ushtari dhe Ushtaret me 9 klas qe po rekruton sot nga 30 vjec,te shikoj population kush e Ruan.....

    Përgjigju
  • cufi: 03/04/2024 23:44

    thua qe do besh eksporte shqiptare ,,pa na trego cfare eksportesh ke bere gjer me tani,u bere 11 vjet ne pushtet,,,asgje,,hallin e ke qe te qendrosh ne pushtet deri ne 2030..po te la populli...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!