Çelet sot Panari i i Librit 2022

Çelet sot Panari i i Librit 2022

TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve është çelur sot Panairi i 25-të i Librit, i cili do të presë lexuesit nga data 16-20 nëntor).

Në një vit sondazhesh të hidhura, ku mbi 80 përqind e shqiptarëve rezultojnë se nuk kanë lexuar asnjë libër, do të duhej një qasje e kujdesshme, nga entet e Shoqata e Botuesve që këtë vit shënon edhe datëlindjen e 30-të.

Çmimet e stendave për këtë vit mbërrijnë në 70 euro për metër katror në katin e parë të Pallatit të Kongreseve, ndërsa në kat të dytë kostoja zbret me 60 euro.

Këtë vit Kosova do të vijë me tre stenda, ndërsa Maqedonia e Veriut me një të tillë e botime nga Tetova. Mali i Zi përfaqësohet nga stenda e Podgoricës, dhe disa tituj të botuar në Tuz. Do të ketë edhe ente botuese nga diaspora, siç është “Besa Muci” apo “Junus Emre”.

Panairi do të shoqërohet me takime me autorët, diskutime, ndërsa ditën e shtunë do të shpërndahen edhe 5 çmime. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Panairi i Librit , Veliaj: Kush do ushqim për shpirtin dhe mendjen, të vizitojë stendat e librave

Në hapjen e Panairit të Librit 2022, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj I ftoi të gjithë qytetarët ta vizitojnë në një nga 4 ditët që do të qëndrojë i hapur te Pallati i Kongreseve. Në fjalën e tij, Veliaj tha se libri sot, në epokën digjitale dhe të mediave sociale, nuk ka dalë nga moda, por përkundrazi duhen falenderuar edhe ata që merren me botimin e tyre. 

“Të promovosh sot, në epokën digjitale, në epokën e lajmeve tre sekondëshe, të Tik Tok dhe Instagramit, të story dhe reels-ve librin, është vërtet një punë e mundimshme, por edhe një punë e bukur, e cila meriton gjithë mirënjohjen tonë. Për të gjithë ata që mendojnë se librat janë vetëm për një pjesë të vogël të shoqërisë, duhet të kuptojnë se libri prodhon ekonomi. Kur mendon se një nga librat “best seller” në të gjithë Europën dhe botën ka qenë e një shkrimtareje shqiptare si Lea Ypi, kur mendon se një nga këngëtarët më të mirë italo-shqiptar, Ermal Meta, ka botuar gjithashtu një libër, do të thotë se libri, jo vetëm s’ka dalë nga moda, por është rikthyer fuqishëm në modë, më shumë se kurrë, dhe është në dorën e secilit prej nesh që të mos largohet nga këtu, pa dhënë kontributin e vet,” tha Veliaj. 

Kreu i Bashkisë tha se në Tiranë sot janë hapur më shumë biblioteka se kurrë më parë, të cilat së bashku me Muzeun Kadare dhe Muzeun Agolli, janë sot një ftesë për t’u larguar nga kafenetë e për t’u afruar edhe më shumë me librin. 

“Kemi hapur “Muzeun Kadare”, për t’i kthyer qytetit dhe stacione muzeale për njerëzit e librit. Do të hapim shumë shpejt “Muzeun Agolli”. Më vjen mirë që kemi hapur bibliotekat e lagjeve sërish, duke filluar nga “Musine Kokalari”, tek “Misto Treska”, tek “Moikom Zeqo”, tek “Petro Zheji”, tek “Hamit Beqja”. Kush do ushqim për shpirtin, për mendjen dhe për t’u hapur ndaj dijes, e ka këtë fundjavë te “Pallati i Kongreseve”. Kush nuk i do këto dhe ndihet i ngopur dhe mendon që i di të gjitha, Tirana ka edhe 10 mijë kafene, që sigurisht do kenë biznesin e tyre, por unë besoj fort se nëse secili prej nesh e merr seriozisht këtë sloganin ‘jemi të gjithë lexues’, secili prej nesh mund të japë një kontribut,” nënvizoi Veliaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kolegët e SPAK', gazetari Bregu: Veliaj nuk sulmoi drejtësinë, ka ndikim të madh te ambasadorët

'Kolegët e SPAK', gazetari Bregu: Veliaj nuk sulmoi drejtësinë, ka ndikim të madh te ambasadorët