Çelet 'South Outdoor Festival' në Vuno, dy ditë me aktivitete për pjesëmarrësit, sponsor Birra Tirana

Vunoi është kthyer në epiqendrën e atraksionit turistik të vendit për dy ditë me radhë. Mbi 5 mijë të rinj vendas dhe të huaj kanë mbushur sheshin e Vunoit duke u argëtuar në koncertet e zhvilluara nën siglën e Birra Tiranës. 

Është zhvilluar dita e dytë e Festivalit ne Natyre organizuar ne Vuno te Himarës. Me një koncert madhështor me mijëra të rinj vendas dhe e huaj të cilët  shijuam muzikën e Aleksandër Gjokes, Elton Dedës dhe Redon Makashit me shoqërinë e Birra Tirana si një nga sponsorit kryesore te këtij aktiviteti.

Festivali “Outdor” ishte prezent për tre ditë në fshatin turistik te Vunoit ku veç aktiviteteve të shumta një nga qëllimet kryesore është edhe promovimi i vlerave turistike dhe kulturore. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministri Niko Peleshi, Blendi Klosi si dhe kryebashkiaku Jorgo Goro, i cili u shpreh se aktivitete te tilla rrisin imazhin e vendit tonë

Ndërkohë edhe pjesëmarrës të huaj dhe vendas flasin për rëndësinë e këtij aktiviteti, duke vënë theksin tek rritja e imazhit për vendin. 

Nën Siglën e Birra Tiranës ky aktivitet ka mbledhur rreth 5000 të rinj vendas dhe të huaj në sheshin e Vunoit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s