Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive

Qendra e Beratit, lagjet muzeale dhe pedonalia u ndriçuan njëkohësisht në këtë vigjilie festash. Dritat festive dhe zbukurimet e kanë shndërruar në një qytet vërtet “magjik".

 

Qytetarë të shumtë dolën në qendër të qytetit të dielen për festuar, ndërkohë fëmijët kanë shtypur së bashku "butonin" e dritave të Pemës së Krishtlindjeve.

 

Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo tha se këtë vit ndriçimi në qytet është dyfishuar nga viti i kaluar dhe se deri në 6 Janar qyteti do të vezullojë nga dritat, ku çdo mbrëmje nuk do mungojnë muzika dhe aktivitetet festive.

 

Ndriçimi me drita shumëngjyrëshe është realizuar edhe në dy urat mbi lumin “Osum”, Urën e Goricës dhe Urën e Varur, dritat e të cilave kanë reflektuar si një “ylber” mbi lumë.

 

Shtëpiza me drita e improvizuar si kuti dhuratash, babagjyshi me karrocën e tij, arushi gjigand si dhe tuneli me drita përgjatë lulishtes  janë kthyer në vendet më të pëlqyera për tu fotografuar nga turistet.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja