Celibashi: Nuk do të lejojmë asnjëlloj transformimi të votës nga një kandidat te një tjetër! Pjesëmarrja në votime për zgjedhjet e 25 prillit ishte 46.32%

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka folur rreth procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Celibashi tha se ky proces ka ecur sipas rregullave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, ndërkohë që shtoi se janë raportuar edhe disa problematika. Celibashi garantoi kandidatët për deputetë se nuk do të lejohet asnjë lloj transformimi i votës nga një kandidat tek tjetri.

‘Në përgjithësi ky proces ka shkuar ashtu sikurse janë përcaktuar rregullat në Kodin Zgjedhor. Janë raportuar problematika ku anëtarë të grupeve të numërimit dhe komisioner nuk janë duke i ndjekur ato procedura në lidhje me vlerësimin e fletëve të votimit sipas procedurave të KQZ. Kemi dërguar inspektor që të bëhen qartësimet e duhura. Gjej rastin të rikonfirmoj se ne nuk do të lejojmë asnjëlloj transformimi të votës nga një kandidat tek një kandidat tjetër. KQZ posedon të gjitha filmimet të bërë në fazën e parë. I ftoj kandidatët për deputet të ndihen të qetë pasi ekzistojnë të gjitha mundësitë për të verifikuar numrin e votave që merr secili prej tyre. Ka pasur përpjekje dhe për ato fletë ku është votuar vetëm partia dhe ne kemi kërkuar që mos t’i nënshtrohet rinumërimit. Dhe ua kemi thënë se këtë nuk mund ta bëjnë. Ka pasur edhe shënime për dy kandidatë për të njëjtin subjekt. Në rastin e parë për subjektin politik janë të vlefshme, por për kandidatët nuk janë të vlefshme.’- tha Celibashi.

Sa u takon kërkesës së PD-së, LSI-së dhe PS-së për pamjet filmimeve të KZAZ-vë.

‘Ka pasur disa kërkesa për pamjet filmike nga PD, LSI dhe PS, jemi në proces të vlerësimit të këtyre kërkesave. Nga kandidatët ka kërkuar edhe Asllan Dogjani pamjet filmike.’- tha Celibashi.

Celibashi po ashtu ka nxjerrë edhe të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit. Celibashi tha se 46.32% e qytetarëve të thirrur në votime kanë dalë për të votuar. 47.6 % ka qenë pjesëmarrja e grave dhe 52.34 % pjesëmarrja e burrave. Në zgjedhje në total votuan 1662253 qytetarë.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën