Celibashi: Po monitorohet ecuria
e ndryshimeve në ligjin antimafia

TIRANË - Nëse pakënaqësitë për paketën anti-korrupsion do të vijojnë, qeveria do të ndërhyjë. Këtë ka konfirmuar ministri për marrëdhëniet me parlamentin, Ilirian Celibashi.
 
Sipas tij, po monitorohet ecuria e ndryshimeve në ligjin antimafia dhe kodin e procedurës penale, të cilët prej disa ditësh janë duke u shqyrtuar në komisionet parlamentare dhe janë kundërshtuar haptazi nga ndërkombëtarët . 

Por në tryezën e zhvilluar nga OSBE për rritjen e bashkëpunimit mes parlamentit dhe organizatave të shoqërisë civile ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli duke iu referuar tendencës së politikës për të ndryshuar shpesh ligjet tha se problemi është tek zbatimi dhe jo hartimi i tyre. 

Ndërsa sipas OSBE projektligjet jo gjithmonë janë postuar në faqen e internetit të parlamentit dhe shumë prej tyre janë bërë pa konsultime të mjaftueshme publike apo kohën e duhur për shqyrtim nga deputetët.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike

Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike