Teksa prezantoi para Komisionit të Ligjeve raportin vjetor të KQZ për 2021-shin, vit që përkon me zgjedhjet parlamentare, Ilirjan Celibashi e quajti maxhorancën legjitime, duke iu referuar edhe vlerësimit të OSBE-ODIHR. Kryekomisioneri tha se KQZ nuk ka patur raportime për veprimtarinë e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të ngritur nga PD. Mazhorancë legjitime, e quajti kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, fituesen e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, teksa iu përgjigj skepticizmit të deputetëve të opozitës në Komisionin e Ligjeve.
“Mazhoranca e dalë nga këto zgjedhje dhe gjithë qeveria e dalë nga këto zgjedhja kanë të gjithë legjitimin e duhur. Natyrisht që ka edhe problematika, dhe mjaft të mprehta të cilat duhet të adresohen”, tha ai.
Duke u ndalur te Struktura e Mbrojtjes së Votës, e ngritur nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 25 prillit, Ilirjan Celibashi sqaroi se KQZ nuk ka patur asnjë raportim për kontakte apo komunikim të vëzhguesve të saj me këtë strukturë, e cila vetëm 3 ditë para votimeve, prodhoi edhe një viktimë.
“Nuk kemi patur asnje lloj raportimi për kontakte nga ana e monitoruesve as kominikim me strukturën e mbrotjes së votës”, tha Komisioneri.
Por për Ilirjan Celibashin, krahas mbarëvajtjes së procesit të 25 prillit, zgjedhjet u shoqëruan me problematika të tjera, si sjellja e administratës zgjedhore dhe shkelja e udhëzimit për veprimtaritë e ndaluara, problematika që sipas tij duhen adresuar në zgjedhjet e ardhshme edhe përmes ndryshimit të kuadrit ligjor.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?
-
PO
32.3%
-
JO
58.3%
-
NUK E DI
9.5%
Vota total: 2381
Lajme të tjera
-
Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa jep njoftimin e rëndësishëm: Bileta juaj e Prishtinës, e vlefshme në Tiranë
10 Gusht, 19:54
-
Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorin, plagosen 2 persona, njëri prej tyre dyshohet të jetë fëmijë
10 Gusht, 19:44
-
Inxhinieria ‘mund’ mjekësinë! Maturantët zgjedhin arsimin profesional! Rriten aplikuesit në degët bujqësore dhe mësuesi
10 Gusht, 19:44
-
Ministrja Kushi ndan lajmin e mirë/ Shtohen edhe 150 shkolla në projektin 'Bëjmë Detyrat e Shtëpisë'
10 Gusht, 19:40
-
Meta: Unë i bie më të fortit, e këpus në mes e s’e bëj me porosi! Rama, o bastard
10 Gusht, 19:37
-
Premtimi i Metës: Shtatori do të jetë përvëlues! Siç shemba kioskat e të fortëve të Tiranës, do të shemb edhe këtë regjim që vjedh
10 Gusht, 19:31
-
Meta-Ramës: O vagabond! Jemi populli i Vojo Kushit, Avni Rustemit, Mujo Ulqinakun
10 Gusht, 19:25
-
Harroi se i dha njëherë dorën senatorit, Biden i hutuar për disa sekonda
10 Gusht, 19:24
-
Vrasja e 7-vjeçares nga polici në Himarë/ Nis nga Shkodra, qytetarët firmosin peticionin për shkarkimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos
10 Gusht, 19:10
-
Meta: Rama, o bastard! Shtatori do të jetë përvëlues! Jemi populli i Vojo Kushit! Unë i bie më të fortit, e këpus në mes
10 Gusht, 19:06
-
Një ditë më parë u gjobit nga AKM, Bashkia e Vlorës s’reflekton! Mbeturinat ‘derdhen’ rrugëve, koshat plot e përplot
10 Gusht, 18:37
-
Rrufeja godet banesën e dy vëllezërve në Berat, shpëtohen 20 mijë eurot, familjarët largohen sapo shtëpia përfshihet nga flakët
10 Gusht, 18:22