Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 duhet aplikuar votimi elektronik në sa më shumë qarqe pasi garanton 100% integritetin dhe fshehtësinë e votës. Deklarata u bë nga vetë kryekomisoneri Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke raportuar te Komisioni për Çështjet Ligjore në Kuvend. Ai kërkoi që vendimi duhet marrë sa më shpejt, bashkë me financat e nevojshme.
‘Nëse votimi elektronik do duhet të implementohet në të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë në vitin 20252, ky vendim do duhet të merret tani. Dhe do duhet që të vihen në dispozicion të KQZ, fondet jo më vonë se 1 vit më përpara. Gjithnjë në rang qarku, pra në një njësi zgjedhore.’- tha Celibashi.
Duke folur për problematikat e identifikimit elektronik gjatë procesit zgjedhor të 14 Maji, Celibashi tha se ishin minimale.
‘266 qendra votimi që patën probleme, s’janë as 1000 as 500 sikurse u deklarua, dhe nga këto 120 qendra votimi su paraqitën operatorët. Pra pjesa problematike ishte në numër shumë të reduktuar.’- u shpreh Celibashi.
Gjatë diskutimeve deputeti socialist, Petro Koçi propozoi ndërhyrje në ligjin për partitë politike, për të mënjanuar fenomenin e partive fiktive, për të cilat Celibashi tha se janë mbi 80 të tilla.
‘Ndoshta një variant mund të jetë ti japim pushtet KQZ që të merret mekëtë çështje, me regjistrimin e partive politike dhe nga krahu tjetër duhen kritere të forta për çregjistrimin e partive politike fiktive.’- tha Koçi.
Gjatë diskutimeve, opozita ngriti shqetësim mbi përdorimi administratës nga qeveria dhe asfaltin elektoral, punësimet elektorale apo platformat “aktivisti” dhe “patronazhisti”.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.5%
-
Jo
28.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 89
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë në 'Skënderbej'/ Celibashi rrëzon ankimimin e PD-së: S'u shkel Kodi Zgjedhor
28 Mars, 14:39
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ letër policisë për të marrë në ruajte Pallatin e Sportit 'Feti Borova', ku do numërohet vota e diasporës
28 Mars, 09:38
-
Zgjedhjet/ Vota i jepet personalisht emigrantit, postieri i shkon deri në 3 herë te dera! E merr zarfin vetëm me kartë identifikimi
28 Mars, 08:31
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 40 euro për një votë, 10 milionë euro për postën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja
27 Mars, 14:26
-
Kuota gjinore, ‘avantazhi’ i grave në listat e hapura! 1 në 3 fitues do jetë grua, edhe nëse votohet më pak se burrat
26 Mars, 19:32
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
'Vjen' LaCivita, Jenisheri largohet nga koalicioni i Sali Berishës
26 Mars, 14:42
-
'Sëmuren' kandidatët e partive të vogla, 7 japin dorëheqjen në KQZ! Mësuesi i Shehajt dorëzon kërkesën plot me gabime drejtshkrimore
26 Mars, 14:33
-
Partitë 'i betohen' KQZ-së për një fushatë etike! PD: Rama përdor gjuhë denigruese, kush e ndal? Socialisti Gogu: Mos ngatërroni ironinë dhe sarkazmën
25 Mars, 20:26
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh me simbiologji, ‘magji’ dhe ‘lexim të fatit’: E ardhmja e Shqipërisë në BE ndodhet në dorën tuaj!
24 Mars, 15:43
-
Zgjedhjet/ Emra nga lista e Lapajt, Doshit, Qorit dhe Shehajt, KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë
24 Mars, 12:41
-
Zgjedhjet/ Kompania sllovene do prodhojë 245 808 fletë votimi për diasporën, 'fluturojnë' në 85 shtete të botës! Grumbullohet e numërohet në Parkun Olimpik (VIDEO)
24 Mars, 11:48