Celine Dion, e cila më parë ishte tërhequr nga shfaqjet për shkak të një çrregullimi të rrallë neurologjik, ka njoftuar një seri koncertesh që do ta rikthejnë në skenë.
Duke konfirmuar spekulimet e shumta, Dion pritet të mbajë 10 koncerte në Paris, sipas një njoftimi të shpërndarë të hënën në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së saj. Koncertet do të zhvillohen në shtator dhe tetor.
“Këtë vit po marr dhuratën më të bukur të ditëlindjes në jetën time,” tha ajo në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Këngëtarja, e cila mbushi 58 vjeç të hënën, shtoi se po “ndihet mirë” dhe “e fortë”, madje edhe duke vallëzuar pak.
“Jam e emocionuar, padyshim pak nervoze, por mbi të gjitha jam mirënjohëse ndaj të gjithëve ju,” tha ajo. “Ju dua të gjithëve dhe do të shihemi së shpejti!”
Thashethemet filluan të përhapen javën e kaluar se Dion do të rikthehej në skenë pasi posteëa me titujt e këngëve të saj u shfaqën në kryeqytetin francez. Media kanadeze La Presse raportoi se superylli do të mbajë disa koncerte në Paris La Défense Arena, një skenë me kapacitet prej 40,000 vendesh.
Pak më pas, Dion postoi edhe disa foto të sajat në Paris, në vite të ndryshme.
Njoftimi shënon një moment të rëndësishëm triumfi për këngëtares, largimi i së cilës nga vëmendja publike përkoi me një betejë shëndetësore që ajo e ndau në një dokumentar të vitit 2024.
Në vitin 2022, Dion njoftoi se ishte diagnostikuar me “stiff person syndrome” dhe se po shtynte disa data të turneut të saj në Evropë.
Sëmundja është “një sindromë e rrallë dhe progresive që prek sistemin nervor, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore.”
Komente



