Céline Dion zbulon se ka një sëmundje të rrallë neurologjike, anulon të gjitha koncertet për vitin 2023

Céline Dion zbulon se ka një sëmundje të rrallë neurologjike, anulon të gjitha koncertet për vitin 2023

Celine Dion

Diva e muzikës, Celine Dion ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve të saj të planifikuara në vitin 2023,

Në një video emocionuese në Instagram të shpërndarë të enjten, Céline Dion foli për shëndetin e saj, për të cilin thotë se do ta detyrojë atë të anulojë dhe të shtyjë një sërë datash koncertesh të ardhshme. Ajo është diagnostifikuar me në çrregullim neurologjik, të rrallë në llojin e tij, i cili i shkakton “spazma” dhe vështirësi në kordat e zërit. Për shkak të kësaj sëmundjeje e ka të pamundur të performoj në skenë.

Ky çrregullim i quajtur Stiff-person syndrome (SPS), prek rreth 1 person në 1 milion, specifikon, Dion e shfaqur e dëshpëruar dhe e përlotur, thotë se kjo sëmundje prek jetën e saj në të gjitha nivelet.  

“Kam një kohë të gjatë që po përballem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Më dhemb t'ju them se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt." ka shkruar këngëtarja 54-vjeçare në mbishkrimin e postimeve. Kohët e fundit, unë jam diagnostikuar me një gjendje shumë të rrallë neurologjike të quajtur Sindroma e Personit të ngurtë, e cila prek një në një milion njerëz”, tha ajo në videon e saj. 

Gjendja, sipas Stiff Person Syndrome Foundation, prek sistemin nervor qendror, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore. 

"Pacientët mund të jenë me aftësi të kufizuara, të lidhur me karrige me rrota ose në shtrat, të paaftë për të punuar dhe për t'u kujdesur për veten," thonë ata, duke shtuar se sëmundja neurologjike me tipare autoimune mund të përfshijë simptoma si "hiper-ngurtësi, dhimbje dobësuese, ankth kronik" dhe spazmat e muskujve "aq të dhunshme sa mund të zhvendosin nyjet dhe madje të thyejnë kockat", thotë Stiff Person

"Ndonjëherë kam vështirësi në ecje dhe kjo sëmundje nuk më lejon të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”, shpjegon ajo e emocionuar.

Duke pasur parasysh gjendjen e saj shëndetësore, ajo thotë se nuk do të jetë “gati” për të rifilluar turneun e saj në Europë në shkurt 2023. Tetë koncertet e planifikuara për këtë verë, përfshirë performancën e shumëpritur në Festivalin Vieilles Charrues në Carhaix (Finistère), janë anuluar. Organizata Vieilles Charrues ka njoftuar tashmë rimbursimin e më shumë se 55,000 bil

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja