Këngëtarja e famshme Celine Dion më në fund mund t’i rikthehet skenave pas rekuperimit nga infeksioni viral. Për shkak të kësaj sëmundje ajo u detyrua të ndërpriste koncertet e planifikuara duke qëndruar disa javë pushim. Pas vizitës së radhës tek një mjek specialist Dion ka marrë konfirmimin për rikthimin në axhendën e saj. Koncerti ku do të marrë pjesë do të jetë në fillim të qershorit si dhe pritet të fillojë inçizimin e albumit të radhës në muajin prill.(xh.k/shqiptarja.com)