Integrimi, ambasadorja Hohman në Durrës: Kjo fazë nuk është e lehtë, por BE do qëndrojë krah jush deri në fund të procesit

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako dhe ambasadorja e BE në Shqipëri Christiane Hohmann përuruan çerdhen nr.3, ditën e sotme, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe u rikonstruktua me fondet e BE.

Në ndryshim nga 3 vite më parë, çerdhja tashmë ofron ambiente mjaft bashkëkohore dhe me standarde shumë të larta për rreth 160 fëmijë të moshave nga 6 muajsh deri në 3 vjeç.

Rruga drejt procesi të integrimit të vendit në BE nuk është një fazë e lehtë tha Hohmann, por BE do të qëndrojë krah Shqipërisë deri në përfundimin e këtij procesi

‘Është një kënaqësi e madhe që të jem sot në Durrës. BE është këtu, ne vërtetë jemi në negociata, por ne jemi vërtetë këtu. Ajo shohim në këtë çerdhe është ajo që është bërë në këto programe. Kënaqësi të shohim sesi këto çerdhe dhe këto kopshte janë rindërtuar pas tërmetit të 2019. Në korrik Shqipëria hapi një faqe të re të marrëdhënies së saj me BE-në, kjo ishte çelja e negociatave. Kjo fazë nuk është aspak e lehtë. Do të duhet kohë dhe punë, ne BE do qëndrojmë krah jush në këtë proces deri në përfundimin e vet. Edhe bashkitë do të luajnë rolin e tyre të rëndësishme, është e rëndësishme që së bashku te ecim para’- u shpreh Hohman.

Ndërkohë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako falënderoi BE për ndërtimin e godinave të institucioneve arsimore.

‘Sot pritëm në një vizitë ambasadoren e BE-së. E falënderova sa i takon ndihmës së madhe që i është dhënë bashkisë së Durrësit, për EU4School dhe EU4Culture, kemi pasi mundësi që të rikualifikojmë një numër të madh të godinave arsimore. Biseduam edh sa i takon integrimit në BE, kur bashkitë kanë një rol shumë të rëndësishëm.’- tha Sako.

Të pyetura mbi ecurinë e këtij procesi dhe kur pritet të dorëzohen shkollat e reja të Durrësit, ambasadorja Hohmann dhe përfaqësuesja e UNDP në Shqipëri Monica Meroni nuk deklaruan një afat konkret, por u shprehën se janë duke u përpjekur të përfundojnë sa më parë çdo procedurë.

Programi i BE-së EU4Schools nisi zbatimin në prill të vitit 2020, si ndihmë për qytetet shqiptare të dëmtuara në masë të madhe nga lëkundja sizmike e 26 nëntorit 2019. Në kuadër të këtij programi do të ndërhyhet në 60 godina arsimore, në 11 bashki të vendit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqifi i Likes: 26/09/2022 15:15

    E mir o mir, ku kena arrit. Tallin Rakun dhe kjo mashkulli i transformuar ne femer. Kur te japin mend dhe kta lindoret e DDR qe gjith diten lloqe e muhabet bojn, e perenddimi i FRD pagun per kta. Hajt se dhe ky mashkulli do mushi xhepat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm